Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Rama nga Brukseli gjatë takimit me Schulz. Ndërkohë që kreu i qeverisë ftoi opozitën të kthehet në Kuvend, kreu i opozitës përgjigjet nga rrjeti social “Facebook” me akuza ndaj kryeministrit. Sipas Bashës, kryeministri dhunoi vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe opozitën, ndërsa shton se “Rama vërsuli mbi deputetët tanë përfaqësuesit e krimit”.
“Nuk u mjaftua me asgjësimin e çdo hapësire institucionale për opozitën qe te bënte detyrën e saj ne Kuvend siç e ka me ligj e Kushtetute. Jo, jo, nuk u mjaftua me dhunimin e Kushtetutës dhe vendimeve te Gjykatës Kushtetuese! Kur opozitës i mbeti vetëm fjala, ky qe dje u shiste dokrra Shultzit e Weberit vërsuli mbi deputetet tanë përfaqësuesit e krimit te organizuar, trafikantet dhe vrasësit qe i njeh Brukseli me emër e me dosje e qe ky i beri deputete”, shkruan kreu i PD, Lulzim Basha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com