Basha: Rama-Xhafaj të dorëhiqen
urgjent, morën miliona euro ryshfet

Basha: Rama-Xhafaj të dorëhiqen<br />urgjent, morën miliona euro ryshfet<br>
Kryedemokrait Lulzim Basha ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama adhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Basha tha në një dalje urgjente për media se Rama dhe Xhafaj janë të zhytur në krim, të kapur nga krimi, kanë përdorur dhe janë përdorur nga krimi.

Ai hodhi akuza të ashpra ndaj dyshes Rama-Xhafaj, teksa tha se kanë marrë miliona euro ryshfet nga fushatat elektorale.

“Opozita është në kontakt të vazhdueshëm dhe ka informacione të besueshme që do i vihen publikut shumë shpejt. Thirrja ime është që Rama dhe Xhafaj të japin sot dorëheqjen dhe t’i lënë vendin një qeverie normale. Këta janë të zhytur në krim, të kapur nga krimi, kanë përdorur krimin dhe janë përdorur prej tij. Kanë marrë miliona euro ryshfete për fushata elektorale. Vëllai i Xhafajt është trafikant i drogës. Asgjë nuk ndryshon nëse nuk ndryshon kjo kupolë mafioze. Janë bashkë të zhytur në krim. Ndaj thirrja ime është për largimin e tyre të menjëhershëm nga detyra, dhe vënia para drejtësisë e kokave të mëdha”, tha Basha.

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës