Basha: Ramën kam pesë ditë që
e ftoj në debat dhe nuk përgjigjetFOTO+VIDEO/Dështon mitingu i Bashës në Vlorë

Basha: Ramën kam pesë ditë që<br />e ftoj në debat dhe nuk përgjigjetFOTO+VIDEO/Dështon mitingu i Bashës në Vlorë
VLORE- Edhe nga Vlora, kryetari i PD, Lulzim Basha ka ftuar kryeministrin Edi Rama në debat televiziv, pikërisht në zonën ku kreu i qeverisë është zgjedhur deputet. 

Basha tha se është i bindur që Rama do ta refuzojë ftesën për t'u përballur me të drejtpërdrejtë, pasi sipas tij kryeministri nuk di si të justifikojë dështimin e qeverisë në këto katër vite.

"Debatin ta bëjmë në sheshin e Flamurit"
Sfida e Bashës për Ramën ishte që debati i parë të zhvillohet te Sheshi i Flamurit, në Vlorë. 

"Si ju edhe unë nuk mund ta le Edi Ramën të ikë pa bërë bilancin e katër viteve. Ka pesë ditë që e ftoj në debat nuk më kthen përgjigje. E përsëris kërkesën për debat dhe meqë je deputet i parë në Vlorë, eja debatojmë këtu në sheshin e Flamurit. Debati është praktikë demokratike. Mos ki frikë. 

Katër vjet për Lungomaren, dy vjet m'u deshën për "Rrugën e Kombit". Për një vit e gjysmë i hoqa vizat shqiptarëve duke i kthyer dinjitetin njerëzve. 

Unë nuk do jem Kryeminister i estradave dhe fasadave. Do të jem kryeministri i vlonjatëve, i fëmijëve, i të rinjve, i nënave, i pensionistëve. Vij me programin më të mirë që ka njohur Shqipëria në 27 vite e vulosur nga ekipi më i mirë ekonomik, ekipi i Angela Merkel
", u shpreh Basha.

Kreu demokrat tha përpara mbështetësve të tij vlonjatë, se pas 25 qershorit do të jetë ai kryeministër i vendit.

Basha premtoi ndryshimin e sistemit të taksimit, duke rikthyer taksën e sheshtë 9% apo dhe rritje të pagave e pensioneve.

"Ejani ta bëjmë bashkë realitet, bëjeni natën ditë për 24 ditë. Merreni Vlorën në dorë në 25 Qershor dhe unë iu premtoj këtu para sheshit të Flamurit, babait të Pavarësisë se do të punoj për ju natën e ditë, për Vlorën dhe qytetarët e këtij vendi. Fitore Republika e Re", tha Basha. 

Basha flet për përçarje të Ramës e Metës
Lulzim Basha ka thumbuar Edi Ramën dhe Ilir Metën përsa i përket koalicionit të tyre dhe pritshmërive që kanë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndërsa u shpreh se demokratët janë të bashkuar, Basha u shpreh se të ishte për Ramën dhe Metën parlamenti do të kishte 700 deputetë.  

“Ata janë përçarë, ata flasin kuturu, njëri thotë do marr 71 mandate, tjetri thotë do marr 71. Të ishte për ta parlamenti bëhet me 700 deputetë. Për ta s’ka rëndësi qytetari por vetëm pushteti. Politika është kthyer në moçal, brenda të cilit bëhen edhe pazaret”,- deklaroi Lulzim Basha nga Vlora.

Basha e cilësoi politikën aktuale si ‘moçal’, ndërsa individët në të si bretkosa e zhaba me vetëm një qëllim.

“Në moçal, këndojnë të njëjtat bretkosa, të njëjtat zhaba që kanë një qëllim të zhvatin Shqipërinë e ti lënë shqiptarët me gisht në gojë”,- shtoi Basha nga mitingu çelës i fushatës elektorale të Partisë Demokratike në Vlorë.

Basha në Vlorë: Rama politikë fasadë,s’bëri dot as Lungomaren
Kreu i Demokratëve Lulzim Basha ka vijuar takimet elektorale ku sot u ndal edhe në Selenicë të Vlorës.
  
Kryedemokrati nuk ka kursyer akuzat ndaj Ramës duke e cilësuar politikën e ndjekur prej tij si fasadë ndërsa the se ai për 4 vite ai nuk mundi të bëjë as Lungomaren.
  
Në 25 qershor keni në dorë t’i jepni fund njëherë e mirë politikës së fasadës së shatërvanit. 600 milionë euro fasada në Shqipëri janë bërë për 4 vite.
 
Kam ende imazhin e mjerimit të banoreve të përmbytur prej lumit. Rama pardje tha se ekonomia po rritet por populli nuk e kupton.
 
Kur flet për ekonominë e ka për ekonominë e tij. Të një grushti oligarkësh e trafikantësh. Për të gjithë të tjerët ekonomia është katastrofe, taksat janë rritur, vende pune nuk ka. Ekonomia është në kolaps.
 
Ne 25 qershor ka ardhur koha të thajmë moçalin e Republikës së Vjetër ku prej 25 vjetësh guasin të njëjtat bretkosa.
 
Republika e Re do jetë një ekonomi e fortë. Vendimi im i parë do jetë ulja e taksave e TVSH, eleminimi i dividentit. Do japim 100 euro euro subvencione për bujqësinë, mesatarisht 50 mijë lekë të vjetra për dynym.
 
Trau i doganës do mbyllet për të gjitha prodhimet bujqësore blegtorale të importit të cilat konkurrojnë pandershmërisht me produktet e fermerëve të Shqipërisë. Do të garantojmë 10 mijë stazhe për studentet.
 
Rama për 4 vite nuk beri dot Lungomaren sepse interesi i tij nuk është ndaj interesit publik”
, u shpreh Basha.

Edhe Vlora braktis Bashën, dështon mitingu i PD
Mbështetja e qytetarëve ndaj PD-së dhe Lulzim Bashës është gjithnjë në rënie, duke parë se as vetë demokratët nuk e besojnë.

Por sikur të mos mjaftonin kritikat që vijnë nga brenda PD-së, kandidatët që largohen, listat me probleme, tashmë janë edhe vetë qytetarët që e kanë braktisur Bashën.
nr i vogel perkrahesishs ne mitingun e bashes ne vlore
(Mitingu i PD këtë pasdite në Vlorë)

Kudo ku ai ka shkuar në këtë fushatë elektorale, mbështetja nga populli ka qenë gjithnjë e më e vogël. Dhe si duket as Vlora nuk ka bërë përjashtim.

Siç shihet edhe nga fotot, një numër i vogël qytetarë vlonjatë kanë qenë prezentë në mitingun që Basha ka zhvilluar në hapjen e fushatë elektorale.

Mwsohet se në miting ishin të pranishëm vetëm punonjësit e Bashkisë së Selenicës, njësi vendore kjo e PD-së.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024