Basha-Ramës: Dialog politik
por jo për 'llokma' pushteti

Basha-Ramës: Dialog politik<br />por jo për 'llokma' pushteti
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh sot se do të merrte pjesë në çdo dialog politik me standarde europiane, por me kushtin që të mos kthehet në pazar politik.

Deklarata u bë nga çadra e protestës ku kreu i PD theksoi se e majta ka nisur komplote duke përfshirë dhe politikanë opozitarë për karriget e pushtetit që ai i cilësoi si 'llokma të pushtetit'.

Nëse do ketë dialogun politik, që e kemi kërkuar, nuk do kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës me disa të maxhorancës që të vazhdojë komploti politik, vjedhja, korrupsioni. Por të jetë dialogu politik që përmes standardit europian që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme qe jane themeli i gjithckaje do i japë fund fund Republikës së Vjetër, mënyrave të vjetra e gjithçkaje të kalbëzuar në këtë vend që mban peng shpresat, interesin e zhvillimin e shqiptarëve.

“Rama do shpresojë që përmes një dialogu fasadë të arrijmë zgjidhje fasadë ku PD dhe opozita të bëhen pjesë e teatrit të kukullave në shkëmbim të pazareve në emër të interesave të kupolës, që PD dhe opozita të marrë karriget e saj dhe llokmat e saj në kupolën kriminale të republikës së vjetër. Kjo është shpresa, ky është projekti
”.

Basha thekson se orët në vijim do shpalosin më qartë komplotin që po përgatit Republika e Vjetër. Ai shprehet më i vendosur se kurrë për të vijuar betejen e nisur prej 47 ditësh në çadër duke shtuar se, PD nuk do të hyjë në zgjedhje me politikanë të korruptuar.

"Orët në vijim do e shpalosin në vijim komplotin e Republikës së Vjetër. Komploti mbështet jo thjesht nga autorët e këtij projekti, qe eshte Edi Rama, por edhe nga oligarkët”, tha Basha.


 
Sipas tij, zgjedhje fasade nuk do të ketë dhe se shfaqja me kukulla do të marrë fund.
Kjo betejë ka ardhur duke u ngritur nga dita në ditë dhe gjithë këtë javë ndodhemi në një javë vendimtare të zhvillimeve. Republika e vjetër shpreson me një dialog fasadë se PD do të bëhet pjesë e debatit të kukullave. Por ne as nuk do të hyjmë dhe as nuk do të bëhemi pjesë e zgjedhjeve fasadë me politikanë të korruptuar. Shfaqja me kukulla ka marrë fund dhe populli është bashkuar. As nuk do të hyjë dhe as nuk do të pranojë zgjedhje fasadë, zgjedhje për politikanët e korruptuar, kemi një zotim që do t'u japim qytetarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Jam po aq i vendosur në këto 47 ditë dhe inkurajuar më shumë se kurrë se në këtë përballje nuk përfaqësoj as hallin tim, as interesant e mia, as interesat e ngushta të një partie politike, por përfaqësoj shpresat e gjithë shqiptarëvë të ndershme që janë bekimi i Republikës së Re që po vjen
”.

Pas darkës Rama-Meta, skena politike është përfshirë nga një sërë deklaratash ku diskutohet fati i koalicionit PS-LSI dhe mbi mundësinë që PD të dalë nga cadra e të marrë pjesë në zgjedhje. Për këtë palët tani janë në fazën e një tryeze dialogu, por ku secila palë paraqet kushtet. Rama tha se zgjidhja që i ofron PD do të vetëm në bazë të Kushtetutës për të kënaqur madje në këtë mes dhe LSI.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Një këshilltar amerikan instalohet pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-së

Një këshilltar amerikan instalohet pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-së