Basha: Ramës do t'ia imponojë
mosbindja civile zgjedhjet e lira

Basha: Ramës do t'ia imponojë<br />mosbindja civile zgjedhjet e lira
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëron kryeministrin Edi Rama se mosbindja civile do ta detyrojë atë të tërhiqet dhe të pranojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Basha ka shkruar në rrjetin social Facebook, pas takimit me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. 

"Mësimi është i qartë, përfundimi është i thjeshtë për këdo që do të shohë dhe të kuptojë të vërtetën. Edi Rama nuk e njeh gjuhën e argumentimit, nuk e njeh forcën e arsyes.

Ai njeh dhe mund të respektojë vetëm imponimin nga bashkimi qytetar dhe popullor përmes protestës, përmes manifestimeve, përmes mosbindjes civile, përmes betejës totale për zgjedhje të lira e të ndershme"
, shkruan Basha.

Kryetari demokrat fton qytetarët në protestën e 13 majit në Tiranë, ndërsa thekson se beteja e opozitës do të vijojë.

"Ndaj sot ne përsërisim këmbënguljen tonë për të vazhduar betejën tonë deri në fitoren totale të kësaj kauze. Manifestimi dhe bashkimi më i madh në historinë e Shqipërisë demokratike, të shtunën në orën 12, tani është axhenda dhe kauza e çdo qytetari. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe", shkruan më tej Basha. 

Statusi i Lulzim Bashës në Facebook
Shkaqet e krizës ku gjendet vendi janë tek politika e dështuar e Edi Ramës, tek futja e kriminelëve në politikë, tek kthimi i vendit në hambar droge, tek grabitja e çdo pasurie publike dhe mosmbajtja e asnjë premtimi.

Në 3 vite e gjysëm ne e kemi bërë betejë tonë kundër kësaj politike shkatërruese, e kemi bërë në Kuvend, në komunikimet publike, në media, në kancelaritë e huaja. E kam bërë unë, grupi ynë parlamentar, aleatët tanë opozitarë.

E kanë bërë edhe njerëzit e vlerave, intelektualët, akademikët, gazetarët e lirë, dhe mijëra qytetarë të thjeshtë.

Por në 3 vite e gjysëm të kësaj beteje nuk është arritur dot as një e dhjeta e asaj që qytetarët e bashkuar arritën në 81 ditë qëndresë.

Mësimi është i qartë, përfundimi është i thjeshtë për këdo që do të shohë dhe të kuptojë të vërtetën. Edi Rama nuk e njeh gjuhën e argumentimit, nuk e njeh forcën e arsyes.

Ai njeh dhe mund të respektojë vetëm imponimin nga bashkimi qytetar dhe popullor përmes protestës, përmes manifestimeve, përmes mosbindjes civile, përmes betejës totale për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndaj sot ne përsërisim këmbënguljen tonë për të vazhduar betejën tonë deri në fitoren totale të kësaj kauze. Manifestimi dhe bashkimi më i madh në historinë e Shqipërisë demokratike, të shtunën në orën 12, tani është axhenda dhe kauza e çdo qytetari. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane