Basha-Ramës: Ndaje mendjen  
o me bandat, o me drejtësinë...

Basha-Ramës: Ndaje mendjen  <br />o me bandat, o me drejtësinë...
Debatet për organet e Vettingut kanë sjellë dhe reagimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha. 

Opozita ka akuzuar qeverinë se duke shkurtuar strukturën e organeve të Vettingut dhe ulur nivelin e pagave, po tenton të kontrollojë institucionet e reja të drejtësisë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkruar në Facebook duke i kërkuar Ramës ta ndajë mendjen dhe të pozicionohet në favor të bandave ose drejtësisë.
  
"Edi Rama duhet të ndajë mendjen, nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë.

Nuk mund të jetë edhe mbrojtësi dhe përfituesi i bandës së Elbasanit, bandave të Durrësit, bandave të Vlorës, bandave të Shkodrës dhe të Lezhes, dhe nga ana tjetër të na dalë si kampioni i drejtësisë.

Të dyja nuk rrinë në një vend. O me bandat, o me drejtësinë"
, shkruan Basha. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor