Basha- Ramës: S'të kërkoj të
dorëzosh pushtetin në tavolinë

Basha- Ramës: S'të kërkoj të<br />dorëzosh pushtetin në tavolinë
Kreu i Partisë Demokratike Luzlim Basha në fjalën e tij nga çadra ku po zhvillohet protesa është shprehur se nuk i kërkon Ramës që të dorëzojë pushtetin në tavolinë.

Sipas tij e vetmja kërkesë që ai ka është që Rama të ndahet nga krimi dhe nga droga dhe qeveria teknike. 

"Unë s’të kërkoj pushtet në tavolinë, por një qeveri teknike ti japë vendit të drejtën sovrane që ua kanë hequr kaq here”- tha Basha.

Ftesa e Ramës, Basha: Jo dialog për "përshesh me groshë" 
Përsa i përket ftesës së bërë nga kryeministri Rama për një dialog, Basha tha se është i gatshëm kurdoherë. Sipas tij, nëse do të zhvillohet një dialog, ai do të jetë serioz pasi po diskutohet për fatin e Shqipërisë dhe jo për "përshesh me grosh".

Zgjidhe vetë vendin, orën, por nuk vij unë të bëj fotografi dhe monologje shterpë me zotërinë tënde se as më merr e as do më marrë malli të bëj fotografi me ty, nëse do dialog ti cakto negociatorin, nuk do takohemi për përshesh me grosh por për fatet e shqiptarëve. Nëse ta mban të ndahesh nga krimi pikat janë rakorduar, qeveri teknike, mandatin e qeverisë, cakto negociatorin, bëhu burrë ndahu nga krimi, numrin e negociatorit e ke tash 7 ditë", u shpreh Basha.   

Basha: Bota s'po qesh me ne, s'është koha të sillesh si klloun
Gjithashtu ai i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama se "me të po qesh bota" duke i thënë Ramës se nuk është koha të sillet si një klloun. Sipas tij, bota nuk po qesh me protestën e PD por është shumë e shqetësuar sepse sipas tij është rritur trafikimi i qenieve njerëzore dhe i drogës.
 
‘Tha pak më parë se bota po qesh me ne, i them jo kryeministrit që sillet si klloun, nuk është momenti të hiqesh si palaco që bën për të qeshur botën, bota nuk po qesh me, bota është e shqetësuar me ne, se një vend anëtar i NATO që bllokoi trafikun e qenieve njerëzore, që futi banditët që ti po i liron në burg, u bë vend i NATO, po sot për shkak se në krye të vendit është jo vetëm një I papërgjegjshëm, por një aleat i krimit të organizuar nuk kontrollon dot as territorin, as kufijnë e vendit”, tha Basha. 

Me tone të ashpra duke iu drejtuar Ramës, kryedemokrati u shpreh se nëse ka ardhur koha për t'u zhdukur një parti, nuk është PD porPS i cili e ka krahasuar me "PPSH".
 
"Nëse ka ardhur koha për t'u zhdukur një parti, nuk është PD por "PPSH e lidhur me krimi. Ti po e çon në humnerë", tha Basha. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij