Basha-Ramës: Shqiptarët bashkë 
për Republikën e re, mos i përçaj

Basha-Ramës: Shqiptarët bashkë <br />për Republikën e re, mos i përçaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos nxisë përçarjen mes shqiptarëve. 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i opozitës thekson se shqiptarët janë bashkë nga të katër anët e vendit dhe duan Republikën e Re. 

Sipas Bashës, kryeministri ka zgjedhur të ndajë pushtetin me kriminelët, ndërsa opozita po mbron interesat e qytetarëve. 

"Deklaratat e ditëve të fundit të Edi Ramës për qëndresën e qindra mijëra shqiptarëve kundër qeverisë së tij kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj tyre. Në emër të tyre i drejtohem drejtpërdrejt Edi Ramës:

Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja. Mos i fryj dasisë mes shqiptarëve se ne, që ti na quan të mjerë, vijmë nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës.

Ne jemi kudo, gegë dhe toskë, muslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë, që pranojmë dhe nuk do të lejojmë një një gjë, qeverinë e lidhur me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin. Unë jam me të mjerët dhe ne jemi shumica e bashkuar për Republikën e Re, kurse t'i ke zgjedhur milionat e kriminelët e parfumosur. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe",
shkruan Basha në Facebook. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot