Basha: Reagimi qytetar nuk do
lejojë pushtimin e zgjedhjeve

Basha: Reagimi qytetar nuk do<br />lejojë pushtimin e zgjedhjeve
Partia Demokratike dhe opozita do të përdorë çdo mekanizëm demokratik për të siguruar zgjedhje të lira me 18 qershor.
 
Ky ishte mesazhi i kryedemokratit Lulzim Basha në mbledhjen e kryesisë së partisë, i cili ftoi shqiptarët në një reagim të ashpër kundër krimit që po tenton të pushtojë zgjedhjet.
 
Sipas Bashës, qeveria përmes krimit, korrupsionit dhe koncensioneve po përgatit të manipulojë zgjedhjet, por ky skenar- tha ai- nuk do të lejohet për asnjë arsye.
  
“Janë bërë gati të përdorin kriminelët për të manipuluar votën e lirë. Këtë skenar e kanë denoncuar para medias edhe anՠtrët e vetë qeverisë. Edi Rama ka krijuar qark më qark një rrjet kriminal të përbërë nga kriminele të regjur e nga banditë të hurit e të litarit që kanë marrë për detyrë të vjedhin zgjedhjet.
 
Duan ta marrin peng procesin zgjedhor që të mbajnë pushtetin, të mbajnë krimin në pushtet dhe të shtojnë miliardat e tyre. Çdo shqiptar e di se kjo qeveri nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky skenar, mund duhet dhe do të shmanget vetëm nga njerëzit dhe reagimi i tyre. Jemi mbledhur sot këtu sepse detyra jonë është të bëjmë gjithçka për të mbështetur reagimin e qytetarëve.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë jetike, sa më parë t’ia presim rrugën të keqes aq më pak kosto do kemi. Është momenti që Shqipëria të ndahet një herë e përgjithmonë nga krimi, rruga e duhur janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Dua të ftoj partitë e çdo krahu politik dhe intelektualët të bashkohemi për të çliruar me çdo kusht zgjedhjet”,
u shpreh Basha.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve