Basha reagon për herë të parë pas
protestës:Fitore me çdo kusht

Basha reagon për herë të parë pas<br />protestës:Fitore me çdo kusht<br>
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas protestës së opozitës sot në kryeqytet. Basha shkruan në 'Facebook' se strategjia e opozitës është përballja, rezistenca, beteja totale me gjithë sa kanë në dorë, në shpirt, në zemër.

Basha sqaron të gjithë ata që pyesin se çfarë do të arrijë opozita me protesta, duke u përgjigjur vetëm me një fjalë 'Fitore'. Sipas tij, opozita do të fitojë me çdo kusht e sado sfiduese dhe e mundimshme të jetë rruga drejt saj. Kreu demokrat thekson se pa fitoren e kësaj kauze nuk ka të ardhme për fëmijët, për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë.

"Sot, të bashkuar me gjithë shqiptarët e ndershëm në shesh, u ngritëm besimplotë për ta marrë fatin në duart tona. Strategjia jonë është përballja, është rezistenca, është beteja totale me gjithë sa kemi në dorë, në shpirt, në zemër dhe me gjithë fuqinë që na jep Zoti i madh KUNDËR kësaj të keqe që ka pushtuar vendin tonë, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen tonë, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat tona! Kjo është strategjia.

Për ata që pyesin çfarë doni të arrini: Përgjigja është vetëm NJË FJALË: FITORE! FITORE! FITORE! — me çdo kusht dhe sado sfiduese dhe e mundimshme të jetë rruga drejt saj! Sepse pa fitoren e kësaj kauze, nuk ka të ardhme. Nuk ka të ardhme për fëmijët tanë, nuk ka të ardhme për popullin shqiptar, nuk ka të ardhme për Shqipërinë!", s
hkruan Basha.

lulzim basha fb
(Postimi i krydemokratit Lulzim Basha)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!