Basha: Reforma administrative
bëhet vetëm me konsensus

Basha: Reforma administrative<br />bëhet vetëm me konsensus
TIRANË - Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta se janë duke bllokuar konsensesusin për reformën administrative.

Sipas tij, “reforma territoriale që është e lidhur ngushtë edhe më zgjedhjet duhet të bëhet nëpërmjet konsensit dhe këtu ska asgjë të re”.

Për Bashën, “sot kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Meta kanë përmendur një sërë termash, por nuk arritën të shqiptonin asnjëherë fjalën konsensus”. “Kjo nuk na çudit se Rama e Meta janë autorët e shkatërrimit të konsensusit me rastin e nëpunësit civil”, tha në deklaratën e tij, Basha.

Për kreun e PD-së, “reforma administrative është një mundësi e artë për të rikthyer konsensusin dhe është një kush i panegociueshëm”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²

41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²