Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh pas takimit me ambasadorët, se reforma në drejtësi mund të zgjasë në kohë. Shefi i opozitës theksoi se përpara afateve, rëndësi ka produkti i saj. “Reforma në drejtësi edhe mund të zgjasë. Rëndësi ka produkti i saj, jo afati”, u shpreh Basha.
Kryetari demokrat theksoi se PD ka qenë mbështetësja më e qartë dhe më e vendosur për reformën në drejtësi.
Sipas tij, kushti i vetëm i PD, është moskapja politike e sistemit të drejtësisë. “Kushti i vetëm i PD, deri në realizimi n e tij, është moskapja politike e drejtësisë. Jetojmë në një vend që ka historinë e kapjes politike të drejtësisë”, tha Basha.
Kreu i PD akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Rama se po kërcënon gjyqësorin. Ai tha se deklarata e kryeministrit për mandatin e Koço Kokëdhimës është kërcënim i hapur për gjyqtarët.
Sipas tij, ambasadorët nuk lanë një PD nervoze, ndryshe takimi dje me PS-në, kur Rama kërcënoi Gjykatën Kushtetuese.
“Presionit politik duhet t’i rezistojë gjyqësori i reformuar. Oligarkia sot i ka vënë vetes një damkë turpi. Ambasadorët nuk lanë një PD nervoze për reformën në drejtësi, për të kaluarën, të sotmen dhe të nesërmen e saj. Ka një problem nervoziteti dhe mori formën e plotë me kërcënimin e Edi Ramës ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ne duhet të merremi politikisht me këtë problem dhe t’i themi Edi Ramës se tejkalimi i frikës e paranojës së tij do të ndodhë me hir e me pa hir se Shqipëria do të ketë një sistem drejtësie të dënojë nga kryeministri, ministrat e me radhë”, tha Basha.
Ai theksoi sërish kërkesën e opozitës për një tryezë politike me kundërshtarët me qëllim arritjen e konsensusit.
“Ne do të punojmë sëbashku me partnerët tanë sicc kemi punuar, edhe për të sjellë kundërshtarët tanë politik në një tryezë konsensusi për hir të Shqipërisë, shqiptarëve e brezave që do të vijnë”, theksoi Basha.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO