Basha: Refuzojmë çdo kthim në
diktaturë, nga dyshja Rama-Meta

Basha: Refuzojmë çdo kthim në<br />diktaturë, nga dyshja Rama-Meta
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi qytetin studenti si Mekën dhe Jeruzalemin e demokracisë dhe lirisë së shqiptarëve. Duke ju drejtuar kundërshtarëve të tij politik, lideri opozitës tha se qeverisja e majtë po kërkon të rikthejë Diktatorin Enver Hoxha dhe modelin e tij të pushtetit. Basha theksoi se veprimet e mbajtësve të pushtetit, janë anti-Dhjetor dhe se demokratët refuzojnë të kthehen prapa.

“Ne, brezi i ri, të rritur me trashëgiminë e Dhjetorit, refuzojmë çdo kthim prapa drejt së keqes, drejt diktaturës. Por tendenca e kthimit prapa nga dyshja Rama-Meta, janë flagrante.”-tha Basha.
 
Më tej ai thekson se liria dhe dija sot, janë të rrezikuara po aq sa 24 vite më parë, pasi po vendosen në postet drejtuese njerëz pa dije. Ai kërkon që të hiqet dorë nga Enverizmi, nga dhunimi i të drejtave të fituara nga qytetarë, nga kriminalizimi i politikës, nga pushteti i përqendruar në dy duar.
“Liria dhe dija janë të rrezikuara te ne po aq sa 24 vite më parë. Të heqin dorë nga dhunimi i të drejtave të qytetarëve, nga kriminalizimi i politikës, nga pushteti i përqendruar në dy duar. Nga Enverizmi.”- tha Basha. Fjala e plotë e Lulzim Bashës për 8 Dhjetorin 

Basha: Lëvizja e Dhjetorit, Rilindja e vërtetë pas dekadave të robërisë
Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha e ka cilësuar Lëvizjen e Dhjetorit 1990 si rilindjen e vërtetë pas demokracisë. Në aktivitetin e organizuar nga PD në përkujtim të 24 vjetorit të 8 Dhjetorit Basha theksoj se do të vazhdojmë të vijmë këtu për ta kujtuar dhe se këtu ra diktatura më e egër për kontinentin Tonë.
“Do të vazhdojmë të vijmë këtu për të kujtuar 8 Dhjetorin 1990. Të kujtojmë misionin e përjetshëm Për një Shqipëri Si gjithë Evropa. Këtu ra diktatura më e egër për kontinentin Tonë. Lëvizja e Dhjetorit, është rilindja e vërtetë pas dekadave të robërisë.”- tha Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë