Lulzim Basha pranon të ulet
në tryezë me Edi Ramën vetëm nëse dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese dy deputetët Suli dhe Leskaj. Përgjigja për letrën e kryeministrit ka ardhur mbrëmjen e së enjtes ku lideri i opozitës kushtëzon dialogun.
”
Ndaj ftesa juaj merr kuptim vetëm nëse pala juaj e pranon këtë parim ashtu si opozita, siç e pranon çdo kusht me mendje të shëndoshë, dhe për këtë jepni paraprakisht provën e domosdoshme — atë të zbatimit të menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e nenit 70/4 të Kushtetutës", thuhet në letrën e kreut të PD.
Në korrespondencën me kryeministrin Rama, Lulzim Basha rendit rastet kur ka kërkuar dialog me shefin e mazhorancës por nuk ka gjetur bashkëpunimin e tij. Ndaj ftesa e Edi Ramës konsiderohet e vonuar.
"
Si gjithmonë, jam i gatshëm të takohemi për çështjet më të rëndësishme: zbatimi pa pengesa i dekriminalizimit, krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e te ndershme, vijimi i duhur i reformës në drejtësi dhe çështje të tjera të rëndësishme përfshirë një reformë te plotë Kushtetuese; Ndërsa nuk mund të takohemi assesi për të diskutuar opsione antikushtetuese me vetëdijen se mund të mos biem dakord dhe antikushtetutshmëria të vazhdojë si normalitet. Një forum i këtillë nuk është asfare përmasë civilizimi por e kundërta e tij", ka theksuar kryetari i PD, Basha.
Më herët në një prononcim për mediat, shefi i selisë blu deklaroi se nuk ishte njohur me letrën e rivalit, por kurrsesi nuk do t'i mbyllte dyert dialogut. Disa orë më vonë, kryetari demokrat ndryshon qëndrim, duke kushtëzuar edhe tryezën e dialogut të nivelit të lartë, të kërkuar me ngulm nga demokratët, me mandatet e deputetëve Suli e Leskaj, dekriminalizimi e zgjedhjet e lira e të ndershme.
Letra e kryetarit të PD, Lulzim Basha
Redaksia OnlineShqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2895
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
24 Dhjetor, 21:46