TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka refuzuar të takojë deputetët demokrat të cilët kishin vendosur të paraqisnin shqetësimet e tyre lidhur me absurdin e bojkotit dhe skadimin e mandateve. Mesa duket kreu i selisë blu u ka përcjell mesazhin deputetëve pa qenë nevoja t’i takojë.
Disa prej deputetëve që para pak ditësh ishin të revoltuar për faktin se mandatet e tyre po shkonin drejt skadimit, tashmë janë zbutur. Qëndrimi i tyre, bie në kundërshtim me atë të pak ditëve më parë. Deputetët demokrat janë tërhequr nga kërkesa e tyre për të takuar kryetarin Basha, dhe tanimë shprehen të gatshëm për të sakrifikuar mandatet. Të pyetur rreth kësaj çështje ata pohojnë faktin se kryetari i tyre nuk i ka takuar, por nga ana tjetër ata thonë se përsa kohë janë bërë deputet nga Partia Demokratike, do t’i rrinë besnik vendimit politik.
/Shqiptarja.com