Basha: Rezoluta e PPE konfirmon
drejtësinë e kërkesave tona politike

Basha: Rezoluta e PPE konfirmon<br />drejtësinë e kërkesave tona politike
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, në një dalje për mediat ka vlerësuar rezolutën e Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian për situatën politike në Shqipëri.
 
Sipas Bashës rezoluta e përfunduar dy ditë më parë nga PPE konfirmon drejtësinë e kërkesave së PD, brenda dhe jashtë Kuvendit.
 
Përmes kësaj rezolute PPE shprehet e shqetësuar për dhunimin e përsëritur të shtetit ligjor nga ana e shumicës, vjedhjen e votave, shkarkimet nga puna.
 
Basha ka theksuar se shkelja e Kushtetutës është sfidë e hapur ndaj demokracisë. Më tej ndërsa i ka bërë apel Ramës dhe Metës që të reflektojnë, u ka bërë thirrje qytetarëve se përgjegjës për përkeqësimin e gjendjes është qeveria.
 
“Kriminalizimi për t’i mbyllur gojën opozitës, damka më e madhe. Sot dy ditë para protestës së madhe popullore vlen të kujtojmë se përgjegjës për përkeqësimin e gjendjes është qeveria e cila ka krijuar një pasiguri të pashembullt. I ka hapur rrugë recesionit dhe krizës ekonomike. Dyshja Rama-Meta të reflektojnë dhe të zmbrapsen”- tha Basha.
 
Shqipëri në Evropë s’mund të ketë asnjë shans pa Evropën, aq më keq kundër evropës.
 
Duke u ndalur te protesta e së shtunës, Basha nënvizoi se ka rëndësi që qytetarët ta kuptojnë se oligarkët ndalen kur të shohin bashkimin
 
“22 nëntori paralajmërim i fortë, rëndësi që qytetarët ta kuptojnë se oligarkët ndalen kur të shohin bashkimin e një grupi qytetarësh. Opozita do të bëjë të sajën derisa qeveri të zmbrapset nga rritja e taksave, abuzimet me kamatëvonesat. Kauza jonë, kauza e çdo qytetari, e shtuna për çdo qytetarë.”- tha Basha.
 
Fjala e plotë kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën