Basha rikthen Salianjin në kryesinë e
PD, Sekretar për Aksionin Qyteta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar sot Ervin Salianjin, Sekretar për Aksionin Qytetar. Ky sekretariat do të jetë në funksion të qytetarëve, zërit të tyre dhe nxitjes së tyre për mobilizim dhe aksion kundër arrogancës qeveritare, korrupsionit dhe padrejtësive.

Salianji vjen nga një përvojë në këtë drejtim, ku si koordinator i Partisë Demokratike dhe drejtues i Departamentit për të Drejtat e Njeriut ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe problematikat e tyre.

Ai do të jetë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe, edhe i kryesisë së vogël, grupit të ngushtë të bashkëpunëtorëve të kryetarit demokrat.

Ervin Salianji ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi dhe aktualisht po perfundon doktoraturën në të drejtë publike/kushtetuese. Në vitet 2011-2014 ishte avokati i qytetit të Tiranës.

Në vitin 2013 u emërua koordinator për çështjet ligjore në Partinë Demokratike.

Salianji është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe ishte kandidat për kryetar të Forumit Rinor të PD.



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën