Kreu i PD, Lulzim Basha, ka treguar një eksperience personale me tatimorët në një lokal në periferi të Tiranës. Nga foltorja e Kuvendit, kreu demokrat tha se ishte një ngjarje skandaloze, ku tatimorët u futën në lokal dhe nisën të numëronin faturat dhe pjatat e çdo klienti.

Sipas tij, kjo situatë i shqetësoi të gjithë, madje dhe pronarët, ndërsa shtoi se zonja e lokalit i tregoi se për tre muaj ka marrë gjoba milionëshe.

“Mënyra se si u sollën ishte skandaloze, nisën të numëronin faturat dhe pjatat e çdo klienti. Klientët u shqetësuan, pronarët gjithashtu. Pasi u larguan e zonja e lokalit mu afrua dhe më tha se për tre muaj ka marrë disa gjoba milionëshe. Është abuzim i madh ky i tatimorëve”, tha ai.

d.c./shqiptarja.com