Basha: Rrisim tarifën e biznesit
të vogël në 120 milionë lekë në vit

Basha: Rrisim tarifën e biznesit<br />të vogël në 120 milionë lekë në vit
BERAT - "Rritja e punësimit dhe ulja e taksave është prioriteti i Partisë Demokratike". Ky është premtimi i kryetarit të selisë blu Lulzim Basha i cili u takua gjatë ditës së sotme me biznesmenë të Beratit. Në fjalën e tij kryedemokrati tha se do të ndryshojë në 120 milionë lekë xhiro në vit, nivelin e të ardhurave që duhen për tu konsideruar si biznes i vogël.

Biznesmen: Është shqetësim i të gjithë biznesit  të vogël tarifa prej 20 milionë lekësh të vjetra në vit, është një vetëvrasje për këtë biznes. Do të ketë një lëvizje të tarifave?

Basha: Po shqyrtojmë këtë propozim. Ta çojmë nivelin e biznesit të vogël në 120 milionë lekë të vjetra. E dyta,  biznesi i vogël do të paguaj një herë, vetëm një herë  do të vendosë pullën në dritare siç e kemi pasur me automjetet  dhe tatimorët. Nuk kanë më punë të shkojnë dhe të bëjnë terror te bizneset. Taksa e pronës do të ulet nga 3000 lekë që është aktualisht do të shkojë në 1250, ndërsa këto lekë do t'i mbeten biznesit për të rritur punësimin. 

Basha premtoi se do të ulë taksën e pronës për biznesin nga 3000 lekë që është në 1250 lekë.

Biznes fason: Zoti Basha çdo të bëhet me taksën e pronës? E kishim 1250 lekë të reja për metër katrorë e çoi 3 mijë lekë me vendim qeverie,  me  30% që uli bashkia i bie prapë 2700 lekë të reja metri katrorë. Po të mendosh sipërfaqet e mëdha që kanë bizneset tona, i bie që  të punosh tërë jetën për të paguar tatimin për metër katrorë.

Basha: Taksa e pronës do të rikthehet  në nivelet që ka qenë  dhe të mblidhet sepse këtu nuk mblidhet. Qëllim më të madh se punësimi i njerëzve qeveria nuk duhet të ketë dhe ju siguroj se qëllim më të madh qeveria ime kur të më jepni besimin nuk do të ketë. Ulja e taksave do të jetë në këtë funksion

Kreu i Partisë Demokratike tha “këto janë opsionet që po diskutohen me qytetarët, fermerët dhe biznesmenët të cilët do të jenë ata që do të vendosin për të ardhmen e vendit”

Lideri i opozitës bëri me dije se po diskutohen opsionet lidhur me çmimin e energjisë elektrike duke premtuar ulje nga 15-19%.

Për çmimin e energjisë po studiohet ulja e TVSH-së. Do bëjmë simuli me uljen 15% dhe deri  me 19%  uljen e TVSH-së e energjisë për konsumatorin dhe për industrinë. Të tjera propozime mund t’i diskutojmë dhe të vijmë me zgjidhje të tjera. Por një gjë është e sigurt,  nëse Shqipëria nuk e bën energjinë, karburantin me një çmim konkurrues më të ulët mundësisht se çdo treg tjetër në Ballkan “Rrahim ujë në hava!”, - tha kreu demokrat.

Basha u ndal dhe në fshatin Guriçan ku vizitoi disa sera dhe bashkëbisedoi me fermerët e kësaj zone rreth subvencioneve.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)