Basha, me gratë dhe vajzat në Durrës: Barazia gjinore objektivi ynë! Rama ka promovuar kriminelët, në restorantin e Kryeministrisë hanë krerët e bandave

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë sot një takim elektoral në Durrës. Rrugës për në qytetin bregdetar, Basha i është përgjigjur disa pyetjeve të bërë nga ndjekësit online.

Basha është përqendruar në barazinë gjinore dhe rolin e gruas në shoqëri. Ka intelektuale të cilat janë ngritur dhe rritur profesionalisht

"Gratë marrin rolin e tyre në shoqëritë e zhvilluara, janë në barazi me burrat. Por në fakt është barazia mes burrit dhe gruas ajo që sjell zhvillim. Dhe ky është objektivi ynë kryesor në programin tonë. Do të risim shanset për punësim, do të rrisim pagat, do të minimizojmë dhunën në familje që këtu ndikon ekonomia. Nënat tona, motrat tona, bashkëshortet tona, të nderohen sit ë pazëvendësueshme në çdo fushë, dhe të jetë e mbrojtur nga çdo dhunë, sidomos ajo verbale që frymëzohet nga kryeqeveritari në ikje, me listën e tij të dështuar, që do e largojë më 25 prill", tha Basha.

"Unë do të jem një Kryeministër që ka prioritet ndarjen e politikës nga krimi.  Me mua Kryeministër modeli do të jetë ai i promovimi të profesionistëve", iu përgjigj Basha pyetjes së ccdo do të bëjë për të ndalur largimin e profesionistëve nga vendi.

Lulzim Basha bëri edhe një denoncim të fortë. Ai tha se në restorantin privat në Kryeministri një herë në 2-3 ditë shkojnë krerët e bandave të Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
Basha: Në restorantin privat të Kryeministrisë, një herë në 2-3 ditë darkojnë krerët e bandave me paratë e shqiptarëve

 

Teksa po udhëtonte nga Tirana për në Durrës, ku zhvillon një takim me disa gra dhe vajza atje, kreu i PD-së Lulzim Basha bëri një denoncim të fortë.

Ai tha se në restorantin privat në Kryeministri një herë në 2-3 ditë shkojnë krerët e bandave të Shqipërisë.

“E di unë, e dinë shumë gazetarë, e dijnë shërbimet partnere që në restorantin privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja", tha Basha.

Ora 11:24
Takim në Durrës, Basha: I japim fund diskriminimit ndaj grave shqiptare

 

Në një bashkëbisedim që po zhvillon me disa gra demokrate në qytetin e Durrës, kryetari i opozitës Lulzim Basha premtoi se kur të vijë në pushtet PD do t'i japë fund diskriminimit ndaj grave dhe vajzave.

Basha tha se PD ka një skuadër të jashtëzakonshme zonjash që përfaqësojnë gratë shqiptare.

“Ne kemi një skuadër të jashtëzakonshme zonjash, të cilat përfaqësojnë gratë shqiptare dhe dëshirën e tyre për ndryshim. PD prej muajsh ka punuar me ekspertët më të mirë të fushës për të garantuar një nga objektivat tanë që është barazia gjinore, dhënia fund diskriminimit pas ka në çdo fushë, në fushën e punësimit, ku pagat tregojnë se puna e njëjtë ose më cilësore që bëjnë gratë paguhet më pak. Ne synojmë fuqizim në të gjitha aspektet, duke filluar nga arsimi, ku do të bëjmë të mundur që asnjë vajzë shqiptare që dëshiron të arsimohet të mos i mungojë kjo mundësi”, tha Basha.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 12/03/2021 22:42

    Barazia gjinore thote mashtruesi qe edhe listat per deputete ja ktheu KQZ pikerisht por mos resepektim. Genjeshtar ordiner

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin