Lulzim Basha dhe Gramoz Ruçi treguan sot forcën në Kuvend, e cila ende nuk rezulton të ketë një fitues. Të ngujuar në sallën e Kuvendit, ata vijojnë të bëjnë qëndresë, ku asnjëri prej tyre nuk pranon të “dorëzohet”. Një debat i nisur që në fillim të seancës plenare nga kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili zuri foltoren e Kuvendit dhe nuk pranon të largohet prej aty.
Duke marrë pas dhe “ushtarët” e tij në sallë, të cilët bllokuan foltoren, Basha vijon të sfidojë Ruçin dhe forcën e tij, duke mbajtur peng seancën, edhe pas ndëshkimit për 10 ditë.
Seanca u shoqërua me disa ndërprerje dhe rinisje, por asnjëra prej tyre nuk rezultoi pozitive për të vijuar punimet, pasi Basha dhe deputetët e PD nuk pranuan të uleshin në vendet e tyre. Kjo detyroi Ruçin të ndërpresë sërish seancën (për të katërtën herë), duke njoftuar se ajo do të nisë në orën 13:00.
“Ndërpres seancën, do të rinisë në orën 13:00”, tha Ruçi.
Ndërkohë, deputetët e PD vijojnë të qëndrojnë në sallë, së bashku me kryetarin Lulzim Basha, edhe pse ky i fundit u përjashtua nga punimet.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com