TIRANË - "Kur Partia Demoktratike vendosi të marrë anën e protestave, e dinim se dikush apo disa, pengje të kulturës së vjetër politike, do të nxitonin të na etiketonin si antiamerikanë, populistë, demagogë, etj". Kështu ka nisur shpjegimin mbi protestat kundër armëve kimike dhe daljen haptazi pro tyre Lulzim Basha, kreu i PD, sot përpara auditorit të studentëve të UET.
Ai më tej ka argumentuar se për shkak të historisë që kemi si forcë politike proamerikane, vendimi ynë do të proklamohej nga këta njerëz të paditur edhe si tradhti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Por kemi qenë të qetë e të kthjellët në vendimin që morëm, të bindur se vlerat për të cilat kishin nisur protestat, trasparenca, konsultimi dhe llogaridhënia; janë vlera të një demokracie të rrënjosur e të përparuar, se nuk mund të ketë antiamerikanizëm me vlerat mbi të cilat është ngritur dhe ekziston ngrehina madhështore e demokarcisë amerikane", tha Basha.
Basha e ka quajtur si një ëndërr e bukur atë protestë, por e ardhmja e re gjithnjë e ka hapur rrugën përmes ëndrrave të mëdha. "Të fitosh zgjedhjet nuk do të thotë të dalësh mbi popullin, të dalësh mbi ligjin, të jesh Zoti. Ky mesazh u dha, ky cak u vu, kjo kulturë fitoi. Një grumbull zakonesh e steriotipesh të vjetra mbaruan kohën e tyre përballë frymës së re të brezit të ri", tha Basha.
Ai theksoi se protestat vendosën një stad të ri të pjekurisë së demokracisë, caktuan një drejtim të ri të zhvillimeve politike dhe shoqërore në Shqipëri. Ka lindur dhe ekziston Shqipëria e re e demokracisë se re, më e avancuar se e djeshmja, pasi ka nxjerrë në qendër individin e lirë, njerëzit e lirë, të lidhur në vetëdijën e solidaritetit dhe forcës së bashkimit kundër çdo gjëje që është antidemokratike.
Se të jesh sot proeuropian dhe proamerikan në Shqipëri do të thotë piksëpari të luftosh për ato standarte që konsolidojnë demokracinë, për rrjedhim mirëqenien dhe dinjitetin e personit. Se nuk ka e nuk mund të ketë proamerikanë dhe proeuropianë më të spikatur se vetë qytetarët e lirë shqiptarë dhe në veçanti të rinjtë shqiptarë; atyre u duhet kjo, juve ju duhet kjo para politikanëve dhe me shumë se politikanëve.
Sipas Bashës, pas atyre protestave asgjë nuk është më si më parë në Shqipëri, asgjë nuk mund të jetë siç ka qenë. "Sepse ka ndodhur Nëntori i protestave rinore e mbarëqytetare, fund e krye të reja në mënyrën si u organizuan, në përmasat që morën, në stilin si u zhvilluan, në dekorin dhe atmosferën që krijuan, në nivelin e ri të vetëdijes demokratike e qytetare për forcën e bashkimit pa dallime politike rreth të mirës publike".
"Gjithë bota e ndoqi me pasion protestën e rinisë shqiptare, që nuk e kishte parë më parë, e rinisë sonë të bukur, të bashkuar, moderne, demokratike, modeste, paqësore, të çiltër, shqiptare, europiane dhe amerikane. Kemi arsye të gjithë të ndihemi shumë të entuziazmuar dhe të inkurajuar me ketë premtim të Shqipërisë së re", tha Basha.
Ai ka kujtuar se është kryetari i ri i Partisë Demokratike në opozitë, parti e cila, ka lindur nga një Lëvizje Studentore që nxori Shqipërinë nga izolimi gjysëmshekullor dhe e ktheu atë më fytyrë nga Perendimi. "Por nuk e kam dashur e kërkuar këtë takim e ballafaqim, as nuk e kam pranuar këtë ftesë për të bërë politikën e partisë që drejtoj, as për të kërkuar analogji të sforcuara mes Dhjetorit të lavdishëm të vitit 1990 dhe nëntorit jo më pak të lavdishëm të vitit 2013.
E kam dëshiruar këtë takim, këtë bashkëbisedim, së pari për t’ju shprehur ju, kolegëve juaj në këtë universitet dhe në të gjithë botën studentore shqiptare por edhe rinisë jo studentore gjimnaziste, admirimin tim të pakufishëm për atë që jeni, për atë që bëtë, për atë që shënuat si arritje dhe si vlerë të jashtëzakonshme për vendin, për kulturën e re demokratike, për të sotmen dhe të nesërmen".
Fjala e plotë e Lulzim Bashës sot para studentëve
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e plotë e Lulzim Bashës sot para studentëveRedaksia Online
(mag/shqiptarja.com)