Basha: S'ka martesë me çiftin
Rama-Meta, duhet t'i shembim

Basha: S'ka martesë me çiftin<br />Rama-Meta, duhet t'i shembim
TIRANË - Tre “Jo” të prera i ka dhënë lideri i opozitës Lulzim Basha një koalicioni të mundshëm të demokratëve me Ramën ose Ilir Metën. Në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët këtë të mërkurë, Basha tha se nuk ka në asnjë skenarë të tij një martesë me asnjërin prej dyshesh në pushtet, që ai i quajti “çifti i rimartuar Rama-Meta”. 
 
Unë e kuptoj tundimin mediatik që ndonjëherë kthehet në tundim popullor. Thelbi i çështjes është se Shqipëria sot është katandisur në një vend të fundit në Evropë përsa i përket kapjes dhe humnerës ekonomike ku e kanë sjellë dyshja Rama-Meta. Dhe problemi im nuk janë ata, por është populli shqiptar dhe gjetja e rrugëdaljes nga kjo situatë. Korrupsioni po kap majat në këto 25 vite. Ne nuk bëjmë koalicion për hir të pushtetit dhe karriges. Jo-Jo-Jo. Beteja jonë është frontale ndaj krimit dhe korrupsionit pa asnjë kompromis, pa asnjë kompromis”, deklaroi Basha.

I vetmi skenar, - theksoi Basha - është shembja e kësaj dysheje që sipas tij, është e korruptuar. Ne kete beteje, Basha duket se do te bashkepunoje me cdo force politike dhe jo politike për tu ofruar atë që meritojnë shqiptarëve.

“Shembja e sistemit ka nisur nga populli sepse nuk mund të qëndrojë një sistem i tillë në këmbë. Sepse ky sistem i prodhuar nga dyshja Rama-Meta nuk sjell asgjë, as rritje rrogash, as rritje pensionesh apo punësimi por thjesh dhe vetëm përfitime për dyshen Rama-Meta. Është një sistem autodestruktiv. Kjo dyshe kandidon persona me rekorde kriminale si Roshi dhe Bushi sepse ata nuk mund të rrinë pa kandiduar trafikantë sepse janë krahu i tyre sepse nuk mund të rrijë pa i sjellë ata në politikë. Rruga për të dalë nga kjo eshte beteja dhe përballja në bashkëpunim me çdo forcë politike apo jopolitike. Kjo qeveri duhet të bëjë punën e të sigurojë shtet ligjorë, siguri, transparencë e mundësi të barabarta për çdo shqiptarë. Kjo është shembja dhe mbi shembjen ka një ndërtim të standardit modern evropian që meritojnë shqiptarët dhe jo këtë korrupsion që na ofron çifti i rimartuar Rama-Meta”, - tha Basha. 

"Paketë emergjence e shpëtimit kombëtarë"
Lideri i opozitës Lulzim Basha e vlerësoi emergjencë kombëtare ndryshimin e situatës ekonomike ku ndodhet aktualisht vendi. Kreu demokrat tha se nuk duhet humbur më kohë për të vënë në jetë platformën e opozitës për nxjerrjen e vendit nga kriza, një paketë emergjence e shpëtimit kombëtar, siç Basha e quajti.  

"Emergjenca e ekonomisë kërkon veprim të shpejtë. Ndaj alternativa jonë do të ketë një emergjencë, nuk ka kohë, nuk mund të pritet as një vit as dy vjet, shembja e dyshes së korruptuar, sepse hallet e shqiptarëve nuk presin”, - tha Basha.

Heqja e taksës për karburantin, ulja e çmimit të energjisë dhe heqja e TVSH-së për mallin e shportës janë hapat e parë, tha kryedemokrati Basha, që opozita do të marrë për të normalizuar ekonominë.
 
“Ne kemi shpallur edhe alternativën tonë, e kemi çuar dy herë në parlament, dhe ndërkohë përgatisim një platformë të plotë për nxjerrjen e vendit nga kriza duke filluar me një paketë emergjence të shpëtimit kombëtar, për nxjerrjen e vendit nga gremina e mjerimit, e papunësisë, ku e kanë zhytur Rama-Meta.  Një raporti i 10 gushti e radhit Shqipërinë ndër 10 vendet në Evropë me çmimin më të lartë të naftës. Heqja e taksës Rama për karburantin dhe që nuk përfundon në të mira publike, është përkushtimi im kryesor dhe hapi i parë që do të hedhim për normalizimin e tregut të hidrokarbureve. Çmimi i energjisë elektrike i cili u rrit me heqjen e fashës është një pengesë e madhe që ekonomia të gjenerojë vende pune. Heqja e TVSH për mallin e shportës mbetet një emergjencë për qindra mijëra shqiptarë që sot luftojnë për bukën e gojës. Kjo do të japë mundësinë për një ulje 20 % të miellit, të vajit, qumështit dhe nënprodukteve të qumështit”, - tha Basha.
 
"Të shporrim kriminelet nga politika"
Kjo platformë, - theksoi Basha, - jo vetëm do të bëhet pjesë e diskutimeve në komisionet parlamentare dhe me grupet e interesit, por edhe përmes protestës popullore. Megjithatë, sipas liderit demokrat, që alternativa e demokratëve të gjejë vend duhet edhe një përgjigje e fortë ndaj krimit përmes ligjit të dekriminalizimit.
 
Këto piketa të platformës që do ta bëjmë pjesë të betejës sonë politike në parlament por edhe në sheshet e protestës popullore, kërkon jetësimin e një kulture të re politike në vend që nis me refuzimin në mënyrë kategorike të bashkëjetesës së krimit me pushtetin. Të shporrim një herë e mirë personat me veprimtari kriminale nga politika. Një angazhim të vërtetë kundër korrupsionit që është rikthyer si gangrena më e zezë e dyshes Rama-Meta. Tani që u bënë dhe një herë nuse e dhëndër po i shohim si po dhëndërojnë”, tha Basha.

"Akti normativ legalizoi vjedhjen ne dogana e tatime"
Akti normativ për shkurtimin e shpenzimeve sipas Bashës, është goditja më e fortë që iu dha shqiptarëve. Ky akt, tha kryedemokrati Basha, është “legalizim i vjedhjes në dogana dhe tatime”.
 
Rekord korrupsioni në dogana dhe në tatime. Fabulat e qeverisë, ekonomia po ritet dhe asnjë fjalë për dështimet e faktuara në dogana dhe në tatime në mbledhjen e të ardhurave që nuk kanë përfunduar në arkën e shtetit, në shkolla, kompensim për pronarët për të përndjekur. Paratë kanë përfunduar në konto bankare, në vila me pishina, në kështjella për klientelën e korruptuar që i shërben. Gjendja reale e ekonomisë nuk gënjen, shifrat janë aleati më i mirë i opozitës. Shifrat nuk e lënë Edi Ramën të ndërtojë kështjellën e rërës me gënjeshtra. 134 mln $ deficit të ardhurat në dogana e tatime, këto janë shifrat e qeverisë se 160 milionë dollarësh janë shifrat e vërteta, të cilat kanë avulluar. Unë kam pritur përgjigje nga kryeministri, pjesa kryesore e të ardhurave që mungojnë janë vjedhur nga kontrabanda kryesisht në fushën e duhanit dhe të naftës. Kemi të bëjmë me një qeveri që e nxit evazionin se përfiton nga evazioni. Me aktin normativ përpiqen të legalizojnë vjedhjen në dogana e tatime dhe ato para që i mungojnë qytetarëve i kanë vënë gërshërën rrogave pensioneve, e me anë të shkurtimeve duan të mbyllin këtë gropë. Është gropë korrupsioni, produkt i një qëndrimi të Rama-Metës ndaj parave të publikut”, - tha Basha.

"I lamë mjaftueshëm para Veliajt për nevojat e qytetarëve"
Gjendja financiare me të cilën u la Bashin e Tiranës sipas Bashës është bërë publike nga Eno Bozdo dhe sipas tij ajo është e mjaftueshme për të menaxhuar nevojat e qytetit.
 
“Gjendjen financiare e bëri publik zoti Bozdo. Dhe gjendja financiare që ne lamë është e mjaftueshme për të menaxhuar punët dhe nevojat e qytetit.  Kush nga ju e ka parë projektin “Rama për bulevardin? Sepse nuk ka një projekt por është vetëm një plan francez që përfundon tek Stacioni i Trenit”, - tha ai.
 
“Rama kryetar i Bashkise, Veliaj zv/kryetari”
Basha tha se synimi i Ramës ka qenë gjithmonë Bashkia e Tiranës dhe sipas tij ai tashmë është në krye të saj, ndërsa i zgjedhuri nga populli (Erion Veliaj) është zv/kryetarë i bashkisë. 

Edhe pse u largua nga qytetarët nga Bashkia e Tiranës 4 vite më parë ai përsëri synimin e kishte aty. Tashmë ai u rikthye sërish në krye të bashkisë sepse ky që është zgjedhur është zv/ kryetar në fakt sepse kryetari është vetë ai. 
Lufta me informalitetin duhet të kishte filluar që ditën e parë por nisi një luftë ndaj atyre që nuk ju bënë palë dhe që nuk ju bindën. Ata kishin si qëllim kryesor kapjen e ekonomisë. Luftë ndaj informalitetit për ta do të thotë miqtë e tyre me të cilët darkojnë e drekojnë edhe gjatë pushimeve dhe që janë përgjegjës të infromalitetit në vend. Ne do angazhohemi në një bashkëbisedim, dialog dhe bashkëveprimi me qytetarët kudo që ata janë, për të parë se sa thellë shkojnë problemet dhe për të gjetur bashkë me ta zgjidhjet. ” - tha Basha.

Rikthimi i PD në Komisionin e Reformës në Drejtësi varet nga vullneti i mazhorancës
Ndërsa për sa i përket rikthimit të Partisë Demokratike në Komisionin e Reformës në Drejtësi, Basha tha se kjo varet nga vullneti i mazhorancës.

“Varet nga vullneti i mazhorancës nëse do të ofrojë një frymë konsensusi. Bashkëpunimi dhe konsensusi kanë qenë detyrime që ata kanë marrë edhe nga ndërkombëtarët, ndaj nëse ata do  i përmbahen angazhimi ne kthehemi në të kundërt jo”, - tha Basha.


  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori