Basha: S'ndalemi, të enjten para
parlamentit, t'i themi jo buxhetit

Basha: S'ndalemi, të enjten para<br />parlamentit, t'i themi jo buxhetit
Votimi i buxhetit të vitit 2016 do të realizohet përmes protestave të opozitës. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar dje një mbledhje me krerët e PD-së së Tiranës, si dhe me kryesinë e demokratëve ku është diskutuar mbi zhvillimin e protestave ditën e enjte më 17 dhjetor dhe ditën e hënë në datën 21 dhjetor, kur është parashikuar votimi i projektbuxhetit në parlament.

PD ka vendosur të jetë pjesë e diskutimeve në Kuvend, por se deputetët e opozitës do të tentojnë bllokimin e buxhetit nëpërmjet debateve. Nga ana tjetër jashtë Kuvendit, opozita do të zhvillojë protestën në mbështetje të deputetëve në sallën e Kuvendit.

Një formë e tillë proteste është zhvilluar dhe një vit më parë kur opozita akuzoi qeverinë “Rama” për avionët e drogës. Megjithatë dje Basha u ka kërkuar deputetëve të jenë aktiv në seancën parlamentare, ndërsa kryetarët e PD-së në rrethe dhe ata në Tiranë do të marrin masa për pjesëmarrjen e protestuesve.

Qëndrimi
Kreu i PD-së Lulzim Basha tha pas mbledhjes së aktivit të PD-së se protesta do të jetë në dy fronte, me deputetët në sallën e Kuvendit si dhe me protestuesit. “Të enjten brenda në parlament banda e kusarëve do të mundohet të konfirmojë me kartonët shurdhmemece të deputetëve të pakicës oligarkike në Shqipëri atë që shumica e shqiptarëve demokratë, socialistë, pa parti nuk e duan. Një buxhet të konfirmimit të krizës, dështimit të kësaj qeverisje, një buxhet të katastrofës parlamentare.

Ne do të përpiqemi ta ndalojmë me çdo kusht brenda në parlament me deputetët tanë dhe jashtë me gjithë qytetarët shqiptarë, me gjithë shtresat që përmenda dhe dhjetëra grupe interesi që e gjejnë veten e tyre të goditur në palcë nga ky buxhet”, tha Basha. Sipas tij protesta do të jetë në përmasat e tubimit të 8 dhjetorit. “Do na bashkohen si na u bashkuan me 8 dhjetor, por akoma më shumë për të ndalur këtë katastrofë kombëtare, për të larguar këtë qeveri dhe për të hapur rrugën për zgjedhjet e parakohshme kombëtare me një qeveri teknike, për tu ofruar shqiptarëve atë që u mungon shumë këtë dimër të ftohtë e të errët, shpresën”, tha Basha.

Megjithatë kreu i PD-së shtoi se është vetëm nisja e protestave, pasi ato do të vazhdojnë deri në largimin e qeverisë “Rama”. “Sezoni i protestave nis për të mos u ndalur deri në largimin e qeverisë Rama-Meta”, tha Basha.

Akuzat
Për kreun e PD-së, në ndryshimet e vitit 2016 do të jenë më të penalizuar fermerët, profesionet e lira por dhe studentët. Ndaj ai shtoi se në protestën e së enjtes do ti bashkohen opozitës për të protestuar kundër buxhetit. “Në Kuvendin e Shqipërisë ku fermerëve vitin e ardhshëm jo vetëm që nuk i shkon asnjë lek më shumë për të zgjidhur hallet e tyre që sa vijnë e shtohen por ju pakësohen të gjitha mbështetjet, subvencionet, investimet dhe padyshim ju shtohet barra për të kultivuar tokën apo për të rritur, mbarështuar kategoritë e blegtorive me të cilat merret, duke iu bërë jetën e tyre edhe më të vështirë.

Në Kuvendin e Shqipërisë ku studentëve duke nisur që nga viti i ardhshëm do ju shtrenjtohet më tej shkollimi. Në Kuvendin e Shqipërisë ku pensionistëve nuk ju jepet më asnjë shtesë, madje as indeksim”, tha Basha pas mbledhjes së kryesisë së PD-së.

Meksi kujton themelimin e PD-së: Si i shpëtuam grackës së Ramiz Alisë 
Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Aleksandër Meksi, duke uruar 25 vjetorin e forcës së parë politike opozitare që i hapi rrugë pluralizmit, kujton një detaj gjatë negociatave të studentëve dhe intelektualëve me liderin e fundit komunist, Ramiz Alia. Gjatë një postimi në Facebook, Meksi shprehet se pasardhësi i diktatorit Enver Hoxha nuk donte themelimin e një partie politike opozitare, por krijimin e një shoqate të studentëve dhe intelektualëve. Një kurth ky, që sipas ish kryeministrit Meksi, intelektualët nuk ranë, ndërsa u mbështetën nga mijëra qytetarë të Tiranës.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit