Basha: S'tërhiqemi pa garancitë
minimale për zgjedhje të lira

Basha: S'tërhiqemi pa garancitë<br />minimale për zgjedhje të lira
Çadrës së PD në Bulevard në ditën e 76 të saj i është bashkuar sot, Zsolt Németh, një prej bashkëpunëtorëve të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ky i fundit njohur për qëndrimet kundër Bashkimit Europian. 

"Jam këtu sot për të mirëpritur një nga miqtë më të çmuar të Shqipërisë, luftëtarët e parë dhe të paepur për lirinë dhe demokracinë në Europën Lindore dhe në Shqipëri, legjendë e revolucionit komunist që rrëzoi diktaturën komuniste në Hungari, bashkëpunëtor i Viktor Orban, kryetari i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin hungarez.

Miqësia jonë me Hungarinë është e hershme dhe popujt tanë kanë luftuar shpesh kundër së njejtës të keqe, nga pushtimi osman tek diktatura komuniste.
 
Një betejë e re na bashkon sot përsëri, shqiptarët e lirë dhe hungarezët e lirë dhe europianët e lirë anembanë Europës. Kjo është beteja kundër padrejtësisë dhe tiranisë së krimit, drogës dhe korrupsionit.
 
Sot jemi të bashkuar të gjithë europianët për liri të vërtetë, për demokraci të vërtetë, për mirëqenie të vërtetë për qytetarët tanë.
 
Këto qëllime do të arrihen duke luftuar interesat qindra miliona dollarëshë të korrupsionit, platformën kriminale të drogës dhe çdo interes të veçantë që kërkon të zëvendësojë demokracinë e qytetarëve nga qytetarët dhe për qytetarët, me teatrin e kukullave, që dikton në emër të interesave miliarda dollarëshe të spekullantëve dhe përfituesve në kurriz të demokracisë"
u shpreh Basha.

Duke iu referuar ngërçit politik një ditë pas dështimit të negociatave për arritjen e marrëveshjes, Basha tha se opozita nuk do tërhiqet nga kauza e saj pa garancitë minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

"Beteja jonë është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, votën e qytetarëve, asgjë nuk kërkojmë për veten tonë, asgjë nuk jemi gati të lëshojmë nga garancitë minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme", theksoi kreu demokrat. 

Njeriu i Orban, Nemeth: Ndërkombëtarët, të korruptuar
Zsolt Németh, zyrtari i lartë në Parlamentin hungarez që ishte i ftuar në çadrën e PD, hodhi akuza në adresë të ndërkombëtarëve, duke i akuzuar ata për korrupsion. 

Korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit.

Unë dua t’ju përcjell sot mesazhin e qeverisë hungareze se sot jemi me ju të dashur shqiptarë. Keni miq në Evropë, s’jeni të vetëm. Dua tju përgëzoj për qëndresën 76 ditore, kjo më tregon mua se Shqipëria ka mbërritur në agimin e ri.

Si kemi luftuar komunizmin Orban dhe Berisha, s’ka qenë e lehtë por fitorja ka qenë e jahtëzakonshme. Jam i sigurt që e dini se cfarë është më e keqja në komunizëm, lufta juaj sot është me postkomunizmin, dhe internacionalizmi, korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit.

S’duam të shohim në Evropë një narko­shtet. Do ju mbështesim në luftën tuaj për zgjedhje të lria dhe të ndershme. Do ta arrini atë këtë betejë se e ardhmja juaj është e përbashkët me BE, ne kemi një të ardhme të përbashkët me Evropën
”, tha ai.

Berisha kërcënon Ramën: Prano zgjidhje, ose të pret fataliteti
Ish-kryeministri Sali Berisha kërcënon sërish nga çadra e protestës së opozitës kreun e qeverisë Edi Rama, 

Berisha tha se ishte Rama ai që refuzoi ofertën e McAllister, ndër i kërkoi që të pranojë zgjidhje politike pasi në të kundërt e pret fataliteti. 

“Mos i rri larg zgjidhjes politike se alternativë do kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhja politike është zgjidhja e mëshirës për ty. Por edhe mëshira ka një kufi, pastaj të pret fataliteti, që e meriton.

Po i them se ne mund të shembim ty, perandorinë e drogës dhe çdo ditë që kalon, laku në fyt po të ngushtohet. Mashtrues ordiner, Nastradin ivërtetë! Tre ditë më parë deklaronte se unë do të bëj se çfarë të thojë PPE-ja, pastaj thoshte as i njoh fare.

Edvin, mos i rri larg zgjidhjes politike, se alternativë do të kesh zgjidhjen fatale. Ti që e shndërrove vendin në narkorepublikë. Edhe mëshira ka një kufi, edhe ajo po u tejkalua, të pret fataliteti. Data 7 maj është një ditë historike në analet e demokracisë shqiptare.

Pas 27 vitesh, Kavaja sërish bëhet kryeqyteti i demokracisë. Më 7 maj, Kavaja firmos fitoren e saj, fitoren e mbarë shqiptarëve. Kavaja hedh në kosh të plehrave, ia përplas në surrat, farsën e drogës, farsën elektorale të krimit, Noriegës së shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramës.

Ndaj thirrja ime për qytetarët e Kavajës – në lartësinë e idealeve të tyre - ta shndërrojnë 7 majin në guximin, trimërinë, mençurinë, pastërtinë e tyre, në ditën e ngadhnjimit të revolucionit mbi farsën elektorale.

Paqesisht dhe me dinjitet të refuzojnë këtë farsë me të cilën Edi Rama ka vetëm një qëllim: të konsolidojë narkorepublikën, të konsolidojë narkopolicinë, të konsolidojë narkogjykatat
" deklaroi Berisha.



  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare