Basha: S’duhet të thërrasim
‘Rroftë udhëheqësi i partisë’

Basha: S’duhet të thërrasim<br />‘Rroftë udhëheqësi i partisë’
TIRANË - Në 25-vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, Partia Demokratike, përmes Forumit për Liri dhe Demokraci, organizoi dje një aktivitet të titulluar “Politika simbolike, një dialog për qytetarin dhe demokracinë”. Në fjalën e tij kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar se Shqipëria nuk ka më nevojë për kultin e individit diktatorial por për kultin e individit të lirë, pa të cilin demokracia mbetet një formalitet. Kreu demokrat theksoi se duhet të çrrënjoset njëherë e përgjithmonë jo vetëm kulti i individit, por edhe thirrjet “Rroftë udhëheqësi i partisë!”. “Shqipëria nuk ka nevojë për kultin e individit diktatorial, për kultin e individit që shembëm 20 vite më parë, për simbolin e “njeriut diell” nga e cila varet ekzistenca e çdo robi e çdo skllavi e çdo proletari e çdo demokrati apo çdo socialisti.

Nuk ka nevojë për kultin e individit për të cilin duhet të thërrasim “Rroftë udhëheqësi i partisë!”, sa herë marrim në dorë tapitë e legalizimit apo na kthehen si shërbime taksat që na merren nga xhepat tanë”, u shpreh Basha. Ai tha se Shqipëria ka nevojë për kultin e individit të lirë, pa të cilin demokracia mbetet një formalitet. “Individ të lirë, këtij tipari, këtij identikiti të demokracisë perëndimore cili është aksioneri i vërtetë i shtetit, si kontratë i demokracisë i individit që e kupton se shteti nuk disponon asnjë mjet sepse të gjitha mjetet burojnë nga individi.

Paratë që shteti destinon janë paratë e taksave që paguan individi. Të drejtat që shteti mbron janë të drejtat natyrale dhe hyjnore të individit. Liritë që shteti duhet të garantojë janë liritë natyrale të individit dhe aspiratat që shteti duhet të investojë janë aspiratat legjitime të individit”, theksoi kreu demokrat. E ndarë në 3 panele me referues pedagogë, analistë, studiues, Prof. Dr. i Universitetit të Tiranës Artan Fuga, u ngriti shqetësimin se në Shqipëri demokracia ka pësuar goditje, ndërsa nëpunësi dhe demokracia e militantëve e ka mundur qytetarin. “Qytetari po kthehet në stadin politik të niveleve shumë të ulëta dhe po trajtohet si elektorat, si klient, si shqiptar, si popull, si popullsi, si banorë, si një person me të ardhura të pakta, që ngjan me kriminelin që ka tendencë për të shkelur ligjin”, tha ai.

Për pedagogun Edmond Tupja evoluimi i simboleve, ose mutacioni i simboleve, në kuptimin që ata rekuperohen, përvetësohen, dhe paraqiten si simbole që duan të thonë të kundërtën e simbolit origjinal fillestar. “Njeriu është një qenie e dehshme nga pushteti, dhe droga më e madhe e njeriut është pushteti, prandaj kanë rëndësi simbolet të dimë si kanë qenë dhe si kanë ndryshuar, apo që kanë pësuar gjatë kohës jo të demokracisë, por në kohën e demokraturës”, tha ai. Panelistët diskutuan për dekomunistizimin dhe 20 shkurtin, komunikimi politik ose kufiri midis simbolikës dhe propagandës sot, instrumentet në shërbim të simbolikës. Në fund të aktivitetit u shpërndanë çmime për esenë dhe imazhin më të mirë “Vendi im, Angazhohem”.

Kritikat, Imami: S’po rrëzojmë bunkerin që ka pushtuar partitë tona
Në përkujtimin e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha, kryetari i Forumit për Liri e Demokraci, Arben Imami, ish protagonist i lëvizjes studentore, teksa kthehet 25 vite pas duke rrëfyer një copë të asaj që mban mend nga ajo kohë. Ndërsa duke folur për atë se a ka arritur politika shqiptare të bëjë dot revolucionin e saj për tu shkëputur nga e kaluar ai thotë: “Ne jemi një shoqëri dhe një klasë politike para industriale. Te ne individi në asnjë parti nuk ka vlerë. Te ne struktura ka vlerë. Nëse do të kishte vlerë individi. Duke mos pasur individin ne nuk mund ta shpërthejmë bunkerin që kanë krijuar partitë tona”, tha Imami.
Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike z.Lulzim Basha

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike