Basha: S’ka horllëk më të madh
se të qeverisësh me trafikantë

Basha: S’ka horllëk më të madh<br />se të qeverisësh me trafikantë
​Menjëherë pas reagimit të kryeministrit Rama i cili i quajti akuzat e FRPD-së për drogën e gjetur në autobuzin ku udhëtonin anëtarët e  FRESH, si sulm i horllëkut të baltës vjen kundërpërgjigja nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

Sipas tij nuk ka horrlëk më të madh se të mbulosh vendin me drogë e të qeverisësh me trafikantë. Basha në reagimin e tij në Facebook, i thotë Ramës se “këtë horllëk ia shërben ti si model të rinjve e të rejave të FRESH”, ndërsa shton në fund se dita e gjykimit po afron.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës
Nuk ka horrllek me te madh se sa te mbulosh vendin me droge e te qeverisesh me trafikante. Horrllek eshte kur ministri yt i jep makinen private trafikanteve, kur deputeti yt qe e ke bere pasha te jugut propagandon kanabisin, kur drejtuesit e policise emerohen nga klanet kriminale. Ti dhe droga e trafiku i saj jeni ne simbioze perfekte, ndaj refuzove testin e saj. Kete horrllek ia sherben ti si model te rinjve dhe te rejave te Fresh. Askush nuk gezon nga kjo ngjarje, deshmi tronditese ku eshte katandisur vendi, me drogen biznes te miqve te tu me trafikantet qe i ke sjelle deri ne parlament. Ti je pergjegjes e askush tjeter per kete drame te vendit. Pergjegjes qe ngrefesh si kokosh me fatkeqesite e qytetareve. Por dita e gjykimit po afron.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois