Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar destabilitet në vend nëse nuk zbardhet çështja CEZ. Pas deklaratave të kryeministrit për hetimin e privatizimit të OSHEE në kohën e qeverisë Berisha, nga selia blu, shefi i PD-së tha se dyshja Rama -Meta po e zvarrisin këtë proces për fshehur vjedhjen 600 milion euro që u është bërë shqiptarëve.
Basha tha se pa zbardhjen e kësaj çështje nuk do të ketë qetësi as në parlament e as në vend.
“Ju garantoj se nga kjo foltore, PD-ja do vazhdojë denoncimin dhe do mbajë përgjegjës këta zullumqarë. Hetimi i CEZ është gur themeli për stabilitetin e vendit. Cdo ditë kalon pa transparencë dhe pa vënë para drejtësisë përgjegjësit. Nuk mundet Edi Rama të qeverisë kur e ka plaçkitur vendin me 6oo milionë euro. Zvarritja e qëllimshme është thellim i kësaj vjedhje. Transparenca po zvarritet nga Rama dhe Meta. Këta e ndaluan me lgij hetimin e aferës CEZ,ndaluan ndjekjen e fajtorëve, tha lideri I opozitës.
Sipas Bashës, Rama bën estradë me arritjet e OSHEE, por nuk thotë asgjë për 600 milionët që u grabitën, ndërkohë që përmend disa emra të cilët sipas tij kanë përfituar miliona lekë nga tenderimet.
“Cfarë bënë me paratë që mblodhën me dhunë e padrejtësi, I morën jetën, kryefamiljarëve që nuk përballuan dot arbitraritetin e OSHEE. 5 miliardë lekë ia japin ndërtuesit të Ramës dhe ai ka dy javë që e mbron dhe pse opozita e denoncoi që tenderi ishte i paracakuar. 859 milionë lekë ia dhënë Safet Gjicit, kandidatit për Bashkinë e kamzës. 340 milionë ia dhanë Pjerin Ndreut, million ka marrë kompania e ministrit Ilir Beqaj.970 milionë ka marrë Sadri Abazi. Kjo është vetëm maja e ajzbergut”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Por pavarësisht se kryeministri Rama nuk pranon hetimin ndërkombëtar për aferën e CEZ, Basha tha se nuk do të ketë qetësi në parlament dhe stabilitet në vend derisa hetimi të kryhet.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO