Basha sfidon SHBA-BE, kërkon
shtyrjen e reformës pas zgjedhjeve 

Basha sfidon SHBA-BE, kërkon<br />shtyrjen e reformës pas zgjedhjeve 
Dobësimi i pozitave dhe fuqisë së Brukselit për shkak të largimit të Britanisë së Madhe, duket se i ka dhënë një impuls të ri rezistencës së opozitës shqiptare ndaj presionit ndërkombëtar, për të votuar Reformën në Drejtësi. Opozita shqiptare nuk e fsheh më planin për ta shtyrë Reformën në Drejtësi pas zgjedhjeve të 2017. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka befasuar dje me një deklaratë, teksa tha se, Reforma në Drejtësi do të jetë pjesë e fushatës së tij elektorale, në zgjedhjet e 2017.

Në fjalën e mbajtur në Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Basha tha se do t’u kërkonte votën shqiptarëve për një reformë larg duarve të Ramës, duke shpallur kësisoj planin për shtyrjen e projektit kushtetues në kalendat greke. Deklarata sfidon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, të cilët kanë kërkuar që reforma të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar, si kusht kryesor për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Nëse nuk ia dalim dot, nëse kjo oligarki është e vendosur me çdo kusht të sabotojë Reformën në Drejtësi apo ta shtyjë vendin drejt destabilizimit politik përmes deligjitimimit të Parlamentit, atëherë le ti garantojmë sot shqiptarët se opozita, alternativa e tyre i ka zgjidhjet dhe se në fushatën e ardhshme elektorale votën do ta kërkojmë edhe një për Reformë në Drejtësi larg duarve të Edi Ramës, larg duarve të korrupsionit dhe larg duarve të krimit të lidhur me të për një Reformë në Drejtësi sipas standardit të Komisionit të Venecias që sot i garantoj shqiptarët do të bëhet, me ose pa Edi Ramën”, tha Basha.

Pika 88
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, paralajmëroi dje se Partia Demokratike nuk heq dorë nga implementimi i pikës 88 në opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias. “Ne kemi formuluar në ditët e fundit mënyrat, format, metodat evropiane të implementimit të parimeve të rekomandimit 88. Asnjë argument nuk është paraqitur nga ana tjetër dhe asnjë argument nuk mund të paraqitet përveçse dëshirës të shpallur tashmë para shqiptarëve dhe të lidhur me ankthin të kësaj qeverie e në veçanti të këtij kryeministri për të qenë subjekti i një drejtësie të pavarur”, tha Basha.

Goditja e BE
Kreu i opozitës, Lulzim Basha tha dje se BE ka marrë një goditje politike me largimin e Britanisë së Madhe. “Dhe jemi sot një vend kandidat për një klub paqe dhe vlerash i cili me të vërtetë duket se ka marrë një goditje politike me largimin e  Britanisë së Madhe, por që mbetet sot e përgjithmonë jo në përmasat e tij gjeografike, as në strukturën e tij institucionale por në vlerat që e sollën bashkë e do ta mbajnë bashkë, pavarësisht prej të ardhmes që askush nuk e parashikon dot sesi do te jete, pikërisht në këto vlera respektin e patundur për të drejtat e njeriut, për individin si thelbin e një shoqërie të lirë, të drejtë dhe të mirë, respektin për pronën, shenjtëria e të cilës është përcaktuar si themeli i identitetit europian”, tha Basha.
 
 
Plani
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka befasuar dje me një deklaratë, teksa tha se, Reforma në Drejtësi do të jetë pjesë e fushatës së tij elektorale, në zgjedhjet e 2017., duke shpallur planin e shtyrjes.
 
Basha
“Ne kemi formuluar në ditët e fundit mënyrat, format, metodat evropiane të implementimit të parimeve të rekomandimit 88. Asnjë argument nuk është paraqitur përveçse ankthit të kësaj qeverie për të qenë subjekti i një drejtësie të pavarur”.
 
  Fjala e kryetarit të PD-së në Asamblenë Kombëtare të PR-së
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë