Basha:Shantazhet nga Rama-Meta
çmenduri nga përçmimi i qytetarëve

Basha:Shantazhet nga Rama-Meta<br />çmenduri nga përçmimi i qytetarëve
SHËNGJIN - I ndodhur në Shëngjin për të prezantuar kandidatin për Bashkinë e Lezhës Fran Frrokaj, kreu i demokratëve Lulzim Basha u ka bërë apel gjithë shqiptarëve që më 21 qershor t’i tregojnë kësaj qeverie se pronarët e Shqipërisë janë vetë shqiptarët duke i dhënë fund gllabërimit të pushtetit nga të majtët.
 
“Reagimet publike të kryeministrit dhe shantazhet ndaj drejtorëve janë një reagim i çmendurisë që kanë dyshja Rama-Meta pas përçimit që po u japin shqiptarët e zhgënjyer prej premtimeve të pambajtura të tyre.” – tha Basha.
 
Takimin në Shëngjin Basha e ktheu në bashkëbisedim me qytetarët, të cilët i prezantuan situatën e vështirë në të cilën ndodhen.
 
Kandidati demokrat për Lezhën Fran Frrokaj i ka bërë thirrje kundërshtarit të tij politik që të mos fshihet pas deputetes Monika Kryemadhi dhe në makinën e tij, por të dalë para qytetarëve dhe diçka të tillë ta bëjë ditën dhe jo si deri më tani natën.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit