Basha: Shkollat do të jenë deri
në orën 16:00 e me drekë falas

Basha: Shkollat do të jenë deri<br />në orën 16:00 e me drekë falas
Pas takimit me banorë dhe simpatizantë të Partisë Demokartike në Pogradec Basha ka vijuar turin elektoral në Korçë.
 
Në ndalesën që pati në Maliq, kreu i demokratëve akuzoi qeverinë Rama e cila sipas tij mjaftohet vetëm me piktura dhe fasada.
 
Duke u ndalur te Republika e Re, Basha premtoi se me ardhjen në pushtet Partia Demokratike nuk do lejojë që fëmijët të enden rrugëve pasi shkolla do të jetë deri në orën 16:00 dhe me drekë falas.
 
“Fëmijët shqiptarë nuk do enden rrugëve por do qëndrojnë në shkolla deri në orën 16:00 me drekën falas dhe pasi të kenë përfunduar mësimet”, është shprehur Basha.

Fjala e Bashës
Gjobat e taksat tuaja kurrë nuk u kthyen në shëndetësi falas apo arsim të përmirësuar. 300 mijë shqiptarë kanë marrë rrugën. Rama thotë se rritje ekonomike ka por nuk e kupton populli, nuk e kupton ti që majmesh me leket e shqiptarëve, ti mjaftohesh me fasada e piktura.
 
Sot jemi këtu për t’i dhënë jetë vendimit tonë të përbashkët. Fijet e pushtetit do t’i keni ju në dorë. 10 mijë studentë do kenë stazhet e garantuara. Subvencione për 47% të shqiptarëve. Do mbyllim traun për produktet e jashtme që konkurrojnë me fermerët shqiptarë.
 
Ka krijuar debat kjo që kam thënë por edhe subvencionet që të tjerët japin për fermerët e huaj janë për të favorizuar. Për mua të parët janë fermerët shqiptarë jo europianë. Trau do të mbyllet derisa prodhimet e fermerëve të mi të shiten në tregun shqiptar. Mbrojtje nga eksportet e pandershme. 10 mije stazhe. Mbështetje financiare për ata që hapin vende pune. Shqiptarët janë të forte kur ekonomia personale është e fortë.
 
Fëmijët shqiptarë nuk do enden rrugëve por do qëndrojnë në shkolla deri në orën 16:00 me drekën falas dhe pasi të kenë përfunduar mësimet. Pension minimal 25 mijë lekë në muaj në fund te 4 viteve të para.
 
Fatura e energjisë deri 300 kw fatura e ujit për konsum familjar do paguhen nga shteti plus ndihma sociale që nuk do preket. Nuk ju premtoj shëndetësi falas por do anuloj koncesionet e tenderat korruptive që do i kthej në spitale, shtretër, ambulanca dhe poliklinika.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024