Basha shmang pyetjet e Ramës:
Ja pronari i vetëm i incineratorëve

Basha shmang pyetjet e Ramës:<br />Ja pronari i vetëm i incineratorëve<br>
Replika të forta mes Ramës dhe Bashës janë zhvilluar edhe në seancën e sotme plenare. Rama përmendi disa emra në foltoren e Kuvendit, të cilët sipas tij, janë financues të Partisë Demokratike, dhe që po ndërtojnë disa rrugë në vend, mes të cilave dhe “Rrugën e Arbrit”.

Rama i kërkoi Bashës të flasë për këta emra, por ky i fundit anashkaloi përgjigjen e drejtpërdrejtë, duke kaluar sërish në sulme e akuza. Kreu demokrat u ndal te vendimi për djegien e mbetjeve, duke thënë se pronari i vetëm i 3 incineratorëve i është Rama dhe ministri Arben Ahmetaj.

“Çfarë i lidh 3 incineratorët, fakti që kanë një pronar të vetëm, pse s’ua thua shqiptarëve. Pronarin ti e njeh shumë mirë, ti rri me të nga mëngjesi deri në darkë, ai është fasada, maska pas së cilës qëndron ti dhe Ahmetaj. Gjermanët ta kujtuan dhe shprehën habinë se si mund të kalosh ti nga A te ZH për trajtimin e mbetjeve. Është paaftësia totale. Si ka mundësi që kanë një pronar të vetëm, nëse nuk ke dorë ti? Nuk fshihesh dot as pas biznesmenëve, as pas Habilajve, Balilëve, se je kryeministër.

Ti na kujton atë të Abraham Lincolc, që pasi vrau nënë e baba shkoi e i tha gjykatës “I kam vrarë, por ama mëshirë se jam jetim”. Ti e di se kriminelët e pasuruar me qindra miliona euro sot përbëjnë rrezik për Shqipërinë. Këta ua vënë pistoletën në kokë biznesmenëve të ndershëm. PD futi vendin në NATO, bëri të mundur që çdo shqiptarë të vizitojë vendet e Shengen me një pasaportë. Ti nuk sheh që dy herë sa ishin në restorant kanë ikur nga Shqipëria jote. Shqiptarët po presin me padurim që koha jote të mbarojë. Jemi vendi i fundit për nivelin e pagave, ta tha dje FMN, i lexon ti këto? Ti i di këto fare mirë, jo se je lexues i mirë, por se je fajtori i këtyre bëmave.

Nuk është problemi opozita dhe as kryetari i opozitës, mund të reflektoj para PD, por jo para teje. PD, e vetmja parti që nuk bleu vota, që doli me një platformë ekonomike-sociale, për të nxjerrë vendin nga kriza. Edhe ti i ke gëzuar të mirat e PD dhe do vazhdosh t’i gëzosh në ditën e afërt, që do jesh në opozitë. Ju bashkon injoranca ekonomike juve, unë lexoj shifrat, që tregojnë qartë se e keqja e këtij vendi ka qenë dhe mbetet aleanca jote me krimin. Si ke gojë e flet për ngrohjen e shkollave të Tiranës. Në do të matesh lëri dokrrat dhe t’iu flasim shqiptarëve me fakte. Sa herë Rama del këtu dhe mundohet t’iu bëjë për të qeshur, është për të qarë, kujtojeni këtë’ ,
tha Basha.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen