Basha shpalli fitues
projektin e Ramës

I parashikuar të ndërtohet te sheshi “Italia”, sipas bashkisë së Tiranës, do të zgjidhë një pjesë të madhe të parkingjeve të kryeqytetit. Në fakt, ky projekt nuk është gjë tjetër veçse projekti i shpallur fitues nga ish-kryebashkiaku Edi Rama, por që nuk mundi ta kalojë në këshill, pasi ai u bllokua për dy vite me radhë.

Parkimi që sipas projektit do të përfundonte më 2013-ën, do të ketë 1008 vendparkime. Sipas kontratës, e cila nuk ka ndryshuar asgjë dhe me të cilën administrata e Ramës ka shpallur fitues “Gener 2”, afati i përfundimit të punimeve është një vit pas nisjes së tyre, ndërsa i gjithë parkingu nëntokësor do të jepet me koncension për 35 vjet.

Vlera totale e investimit parashikohet të jetë 1.6 mln euro. Projekti për parkimin nëntokësor parashikon që në orën 1 të natës tarifa do të jetë 150 lekë ora, nga ora 2-4 do të jenë 54 lekë ora, nga ora 4-8 do të jenë 48 lekë ora, nga 8-12 do të jenë 44 lekë ora, bileta ditore do të kushtojë 361 lekë, bileta e natës nga ora 22-07 do të kushtojë 351 lekë dhe bileta mujore kushton 10.833 lek.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trump mbështet Musk mbi çështjen e vizave për punonjësit e huaj të kualifikuar

Trump mbështet Musk mbi çështjen e vizave për punonjësit e huaj të kualifikuar