TIRANË, 27 Janar/ATSH- I. Vata/-Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi qeverinë për rrënim të ekonomisë dhe se pushteti politik dhe ekonomik është perqëndruar te disa njerëz për te nxitur korrupsionin, kriminalizimin, cenimin e prones dhe rritjen e taksave.
Kryetari i PD-së Basha, nëpërmjet statusit të tij në faqen zyrtare Facebook, duke iu referuar publikimit "Heritage Foundation" dhe "Wall Street Journal" për liritë ekonomike, shprehet se "Raporti i vitit 2014 mbi lirite ekonomike në botë të "Heritage Foundation" dhe "Wall Street Journal", flet për një rënie të Shqipërisë me 9 vende në hierarkine globale gjate viti që lamë pas. Prej një viti e gjysmë denoncojmë rrezikun e përqendrimit të pushtetit politik dhe ekonomik, për korrupsionin, kriminalizimin, cënimin e pronës dhe rritjen e taksave. Te gjitha këto i gjejmë tani të konfirmuara edhe në raportet ndërkombëtare".
"Imazhi i vendit është dëmtuar. Investimet e huaja po largohen nga klima armiqësore ndaj biznesit, taksat e rritura, mungesa e konkurences, dhunimi i pronës dhe pasiguria ligjore. Goditja e sipërmarrjes vendase dhe shkurajimi i investuesve të huaj kanë sjellë rënien e investimeve në nivele rekord. Për pasojë mijëra shqiptarë kanë humbur vendet e punës. Gjendja ekonomike e njerëzve është rënduar. Liria ekonomike është koncepti që na diferencon me këtë qeveri. Ne jemi forca e lirisë ata forca destruktive e kufizimit", shkruan Basha.
Basha i sugjeron qeverisë se "të enjten ka shansin te nisë korrigjimin e kursit duke anulluar rritjen e taksës së qarkullimit dhe duke ulur me 14 për qind çmimin e energjisë elektrike siç vete premtoi në fushatë. Në të kundërt, do të përballen me forcën e bashkimit të shqiptarëve". /a.ke/










