Basha: Shtrëngimi i duarve të dyshes
Rama-Meta, s'mund të varros CEZ

Basha: Shtrëngimi i duarve të dyshes<br />Rama-Meta, s'mund të varros CEZ
Ndonëse as deputetët e forcës politike që kryeson nuk morën pjesë në votimin e projektligjit në séancën e shkuar për hetimin ndërkombëtar të çështjes CEZ, kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur se dy aleatët në qeverisje mbyllën korrupsionin më të madh në vend duke e bërë këtë qeverisje të kalbëzuar.
 
Nga mbledhja me parlamentarët demokratë shefi i opozitës tha se PD-ja është e gatshme të vërë në shërbim të hetimit të kësaj çështje çdo zyrtar të saj.

“Gabojnë ata që mendojnë se meqë u shtrënguan duart mes tyre, e vërteta për aferën e CEZ u varros. Nuk kanë në dorë të mbyllin skandalin. Kemi paraqitur projektligjin, për skandalin e CEZ.  Javën e kaluar shumica e kartonave refuzoi futjen e projektligjit në rend të ditës me proceduar të shkurtuar. Si nismëtare, PD ofrohet me gjithë zyrtarët e saj si subjekt e hetimit kurdo që të jetë nevoja. Kjo është sfida që u hedhim kundërshtarëve tanë. Pranoni hetimin ndërkombëtar për skandalin më të madh. I ftoj deputetët socialistë t’i bashkohen nismws tonë. Urojmë që Meta nuk do bëjë lojën e gjysma-gjelit, por do votojë në mënyrë unanime hetimin”, tha Basha.

Duke komentuar takimet e fundit të dy aleatëve në qeverisje, shefi i opozitës i konsideron këto lëvizje, përpjekje për të fshehur të vërtetën rrteth këtij korrupsioni. Basha ripërsëriti qëndrimin se PD nuk do të bëjë ansjë pazar politik dhe do të kërkojë drejtësi për këtë cështje, pasi PD i qëndron besnik intersave të qytetarëve.

“Derisa ata janë çifti i qeverisjes në do të jemi para tyre për të kërkuar llogari dhe transparencë deri sa t’i largojmë si bashkëfajtor. Në gjithë botën e  lirë, zyrtarët e lartë, ligji dhe institucionet zyrtare inkurajojnë bashkëpunimin për drejtësinë. Vetëm këta pushtetarët tanë kanë shqetësimin mos po na flet Kastrioti. Kujt nuk i djeg miza s’ka arsye për t’u shqetësuar pse dikush është penduar dhe po bashkëpunon me drejtësinë”, u shpreh lideri i opozitës.

Për Bashën, dekriminalizmi është çështja më themelore me të cilën kushtëzohet edhe procesi integrues i vendit. Për këtë arsye kërkoi që të miratohet sa më parë ligji që pastron parlamentin dhe institucionet publike nga kriminelët.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës