Teksa afron dita e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon akuzoat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një videoje në “Instastory” Basha thotë se taksa progresive nuk është e ndershme, ndërsa Rama sipas tij e quan të ndershme. Teksa drejton pyetjen sa e vërtetë është kjo, kreu i PD e jep vetë përgjigjen.

"47 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Edi Rama e ka cilësuar taksën progresive “taksim të ndershëm”. A është me të vërtetë kështu? Përgjigja Jo", shkruan Basha.