Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe krerëve të degëve për të pasqyruar sa më shumë në profilet e tyre, postimet.

Basha kërkon ndihmën e tyre, pasi thotë se është bllokuar nga mediat, edhe pse shfaqet çdo darkë në TV dhe pasqyrohet në çdo media.

“Të dashur miq dhe bashkpunëtorë! Siç e dini, për shkak të kushteve që dikton pandemia por edhe diktatit që pushteti ka mbi shumë media në vend, rrjetet sociale mbeten një mjet i rëndësishëm për shpërndarjen e mesazheve tona tek qytetarët.

Për këtë qëllim është i rëndësishëm bashkëpunimi juaj për të ndarë dhe shpërndarë në profilet tuaja, në rrjetet sociale, veçanërisht, mesazhet dhe postimet tona, në mënyrë që ato të ndiqen, rishpërndahen e lexohen nga sa më shumë qytetarë.

Faleminderit dhe punë të mbarë”, thuhet në mesazh./ Tema