Kryetari i PD, Lulzim Basha u ka drejtuar një mesazh strukturave, kandidatëve, numëruesve, komisionerëve dhe vëzhguesve të opozitës.
 
Lideri demokrat thotë në mesazhin e tij se ka pasur një votë masive për PD dhe se tani detyra e numëruesve është që ta garantojnë.

Një mesazh të tillë ua nisi Rama më parë deputetëve të tij duke i përgëzuar për fitoren.

Mesazhi i Bashës
Te dashur kryetare, kandidate, numerues, komisionere dhe vezhgues: tani nis procesi vendimtar i numërimit te votave.
 
Te gjitha burimet tona flasin per nje vote masive te qytetareve per PD dhe FITOREN tone!
 
Tani eshte detyra juaj e shenjte te garantoni numerimin e cdo vote.
 
Une dhe gjithe demokratet jemi ne krahun tuaj per tju mbeshtetur ne cdo cast. Pune te mbare dhe FITORE
!

dy.b/shqiptarja.com