/ATSH- I. Vata/- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar sot në Elbasan, në kuadër të Ditës së Verës.
Basha, i shoqëruar nga deputetët Ridvan Bode, Ardian Turku dhe Luçiano Boci, ka vizituar panairin me prodhime shqiptare.
Basha ne një prononcim për mediat u shpreh se "Shqiptarët kanë më shumë nevojë për shpresë me shumë nevojë për besim, ka nevojë për një të ardhme për një rrugedalje për të dalë nga gjendja e vështirë. Edhe në këtë panair, ndonese kam takuar dhe uruar të gjithë kompanitë dhe bizneset pjesëmarrëse, kam prekur zhgënjimin, dëshprimin për situatën thellësishtë të rëndë ekonomike e sociale".
"Në këto kushte uroj me gjithë zemër shqiptarë të kenë dhe ofertën e re, shpresën për t'u rikthyer në rrugën e zhvillimit. Në emër të PD-së dhe të shqiptarëve, jam i angazhuar që t'ja japim këtë ofertë të re shqiptareve dhe Shqipërisë", theksoi Basha.
Basha pas vizitës në Elbasan në Ditën e Verës është kthyer në Tiranë, ku ka vizituar tendat e panairit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në një prononcim për mediat ai ripërsëriti në fjalën e tij, situatën e vështirë ekonomike ku ndodhet vendi dhe u shpreh se "Shqiptarët kanë nevojë për gjërat bazë jetike dhe unë flas në emër të shumicës së shqiptarëve, pasi sot është një ditë për të reflektuar të gjithë për një rrugë tjetër, për një rrugë ndryshe, për një Shqipëri që të eci drejtë zhvillimit. Sot nuk është dita që qëveria të bëj show dhe propogandë, por dita e reflektimit për të gjithë. Ndaj detyra jonë është të shohim rrugën e daljes nga kjo krizë ekonomike dhe e gjithanshme", tha Basha
/Shqiptarja.com