Sipas Bashës, opozita nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje nga ndërkombëtarët, që sipas tij po tentojnë të zëvendësojnë Komisionin e Venecias, duke nënktuptuar këtu ambasadës amerikane dhe delegacionit të BE-së në Tiranë.
Basha tha se kryeminsitri foli para mediave se për rreth 45 minuta kryeministri foli gjithçka, por nuk kthehu përgjigje për atë më të rëndësishmen, duke lënë të nënkuptuar se e kishte ndjekur fjalimin e kundërshtarit të tij politik.
“E dëgjuar, sapo mbylli një fjalim 45 minuta. Tha gjithçka, por s’ju përgjigj asaj kryesore. Metaforat, shprehje figurative, por ajo që i ngelet njeriut janë veprat. Çfarë i ofroi Shqipërisë në këto 3 vite? Kjo maxhoranca çoi në situatë totale pasigurie. Çfarë i ofroi shqiptarëve? Modeli i Ramës për bashkitë është Enver Rroshi. Paska pasur dhe një emër tjetër, i akuzuar për përdhunim, drogë. Elisa Spiropali, modeli i vjedhjes në dogana. Dhe modeli i vjedhjes në Shëndetësi është Beqaj. Beni Çharter është për modelin e vjedhjes në ekonomi. Për rendin modeli është Tahiri, i një mijë e një gjërave. Më thoni se cili do jetë modeli i Ramës për drejtësinë? Çfarë modeli ka ai njeri; të kapur e përdhunuar prej tij. Ky model do ta ndihmoj e do ta mbajë të paprekur modelin e qeverisjes së korruptuar të krimit e korrupsionit.”, tha Basha.