Ndërsa uroi nxënësit e gjimnazit, “Qemal Stafa”, të cilët u vlerësuan për arritjet e tyre mësimore me çmimin ndërkombetar ‘Harku i Frankfurtit”, Basha theksoi se sulmet e kryesocialistit ndaj drejtuesve të shkollave janë thjesht nihilizëm.
“Rruga tjetër, ajo e kërcënimit të drejtorëve nuk është gjë tjetër veçse frustrim. Unë do të thoja që fajin për fushatën e Ramës nuk e kanë drejtorët, e kanë çiklistët. Ju do të thoni “pse çiklistët?” Unë do të them “pse drejtorët?” Të nxjerrësh inatin me njerëz të cilët me përkushtimin e tyre kanë bërë të mundur që qyteti, gjimnazet, gjimnazistët t’u afrohen pranë standardeve të tilla siç është ‘Harku i Artë i Frankfurtit” do të thotë të jesh tërësisht jashtë kohe”,-tha Basha.
Ndërtimi i godinave të reja arsimore dhe kthimi i tyre në qendra komunitare janë prioritet i bashkisë Tiranës, sipas kryebashkiakut Basha.
Redaksia Online
(e.b/b.y/shqiptarja.com)