Basha sulmon ministrat e rinj: Anonimë, të paaftë dhe të korruptuar, do shërbejnë në qeveri si fasada

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka sulmuar ministrat e rinj të emëruar sot nga kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar janë anonimë, të paaftë dhe të korruptuar. Sipas tij ata do shërbejnë si fasadë në qeveri, ndërsa sipas kreut të PD, Rama do vijojë të qeverisë me oligarkët.

Deklarata e Bashës: 

"Ndryshimet në qeveri janë një tallje e madhe me shqiptarët. Pasi i ka braktisur dhe i ka nëpërkëmbur për 5 vite me radhë, Edi Rama ka bërë sot sjelljen më të papranueshme, talljen me shqiptarët, duke i trajtuar si njerëz të padenjë, duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe nuk ka kush ta ndalojë.Edi Rama sot mund të kishte vendosur ministër shoferin e tij, parukieren e tij dhe nuk ka kush ta ndalë.

Më lejoni ta theksoj fare qartë, ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar. Largimi i tyre nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë. Por me aktin e sotëm Edi Rama dëshmoi se ai nuk ka nevojë për ministra. Ai qeveris direkt me oligarkët dhe me krimin. Me ta ai përcakton se si grabiten pasuritë dhe paratë e shqiptarëve, me ta ka qeverisur këto 5 vite, me ta do të vazhdojë të qeverisë.

Në këtë kuptim ajo që i ka ofruar shqiptarëve është një përzierje njerëzish të paaftë, anonimë dhe disa, madje, thellësisht të korruptuar. Por roli i këtyre njerëzve nuk është gjë tjetër veçse të shërbejnë si fasada e qeverisjes së Edi Ramës me oligarkët dhe me krimin, me përfaqësuesit e krimit të organizuar. 

Kështu ai e ka më të lehtë që vendimet që i merr direkt me oligarkët dhe me kriminelët, t’i vulosin pikërisht, ky grup njerëzish pa asnjë profil apo përgjegjësi politike, anonimë, të paaftë dhe disa thellësisht të korruptuar, të njohur si njerëz të zhytur në afera korruptive.

Ndryshimet në qeveri tregojnë degradimin e plotë të Partisë Socialiste. Sot pamë një grup njerëzish të cilët nuk kanë asnjë rol tjetër përveçse të duatrokasin sjelljen e Edi Ramës me këtë parti si një plaçkë private. Ajo është kthyer në një plaçkë private të Edi Ramës për të marrë vendime që i shërbejnë vetëm atij dhe njerëzve me të cilën ai grabit Shqipërinë, oligarkëve dhe kriminelëve. 

Ndryshimet në qeverisje tregojnë gjendjen e rënduar psiqike të Edi Ramës: i degraduar nga veset, i paralizuar nga paaftësia totale, i mbushur me urrejtje për njerëzit dhe i krimbur nga paratë që ka vënë, ai po sillet siç sillen njerëzit e degraduar kur i vjen fundi, po bën aktet e një të marri. Asgjë nga këto nuk e fsheh dot një të vërtetë të thjeshtë që çdo shqiptar e ka kuptuar: Peshku është qelbur nga koka".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 29/12/2018 00:18

    Shume gabim, zoti Rama duhej ti kishte lene karrigen ketij hajduti karierist, e do shpetonte gjithe vendi.

    Përgjigju
  • Plaku: 28/12/2018 14:26

    Ketij i ka ikur truri....si mundet te akuzosh ministrat e rinj per korupsion dhe te pa afte.....kete vetëm nje idiot dhe i pa skrupullt mund ta beje dhe ky eshte mashtruesi dhe genjeshtari Lulzim Basha......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë