Basha sulmon Ramën për buxhetin:
Qeveria shkurtoi pagat e pensionet

Basha sulmon Ramën për buxhetin:<br />Qeveria shkurtoi pagat e pensionet
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se rishikimi i buxhetit parashikon uljen e pagave dhe pensioneve. Në postim në rrjetin social Facebook, Basha shprehet se reduktimi i shpenzimeve në buxhet është ndërmarrë me një vendim të fshehtë.

“Pa ju dridhur dora, Rama-Meta shkurtuan 960 milionë lekë (-74%) nga fondi i pagave për arsimtarët, mjekët, infermierët, ushtarakët, policët dhe të gjithë punonjësit e administratës publike. Shkurtuan me 200 milionë lekë (-20%) asistencën për të papunët, ndërkohë që papunësia rritet përditë. Shkurtuan me 2 miliardë lekë (-67%) kreditimin për energjinë ndërkohë që ndërprerja e energjisë ka pllakosur vendin e në veçanti zonat turistike. Shkurtuan me 2.67 miliardë lekë investimet në ujësjellës-kanalizime (-18%)”", - shkruan Basha.

Për liderin demokrat kjo është qeveria më e korruptuar e cila vjedh taksat ndërkohë që shkurton fondet për qytetarët.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet