Basha: T'i themi jo tepsisë së
pushtetit e partive Sh.p.k

Basha: T'i themi jo tepsisë së<br />pushtetit e partive Sh.p.k
DURRËS-Kryedemokrati Lulzim Basha nga Durrësi në një miting u shpreh se PD nuk do të bëjë koalicion kurrë me partite e treta qe i ciesoi si sh.pk. 

Sipas Bashës, Rama pa Ilir Metën, nuk i bënte dot të zezat e këtij vendit ndersa perdori te njejten terminologji si kreu i PS duke shqiptuar fjalen 'tepsi'.

Teksa i ironizoi Ramën e Metën se flasin ne fushatë si opozitarë, Basha bëri thirrje që të dy të ndëshkohen me votë në 25 qershor.

"Kanë qenë në garë Edi Rama dhe Ilir Meta kush e kush vjedh më shumë, kush e kush grabit më shumë në këtë vend. Janë në garë prap me njëri-tjetrin, por jo për ju por për pushtetin dhe xhepin e tyre. Kësaj do ti japim fund në 25 qershor. Një të mirë e ka kjo, se ja nxori petët lakrorit, Tani flasin të dy si opozitarë. Po ti dëgjosh duket sikur këta kanë qenë në opozitë jo në qeveri. Shaj njëri e shaj tjetri. Këto dy javët e fushatës u kujtuan të denoncojnë të zezat që ju të gjithë i keni hequr në shpinë. Por ky është mashtrimi i fundit. Shqiptarët nuk kanë për të ngrënë më sapunin për djathë. Një herë mashtroi, premtoi dhe nuk mbajti asnjë premtim, jo se nuk kishte mundësi. Kush e pengoi?! Ilir Metën e kishte nën sqetull. Do rris cmimin e naftës, Amin thoshte Ilir Meta ngriti kartonin. Do rris çmimin e energjisë, ngriti kartonin Ilir Meta. Do e ndaj hartën si të dua unë, ngriti kartonin Ilir Meta, se në Pazar ishin të dy. Të dy bashkë i bënë këto mynxyre, bashkë me atë të tezgës si e ka ai , ish-drejtori i Doganës së Fatos Nanos që është bërë tani patriot i madh, e dini për kë e kam fjalën. Këta tre kishin në dorë, i pari dhe më i fuqishmi Edi Rama me këto dy paterica, Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin. Këta e mbushën Shqipërinë me kriminelë. Ndaj në 25 qershor është dita ti ndëshkojmë me votë, të parin Edi Ramën, njeriun që shkeli premtimet, të dytin Ilir Metën që na hiqet si engjëll dhe bërtet në sheshe, por pa Ilir Metën, Edi Rama nuk i bënte dot të zezat e këtij vendit. Të dy bashkë janë përgjegjës, të dy bashkë ndëshkojini me votë. Edhe ky i treti që thotë unë do bëj koalicion me partinë e parë. Partia e parë fituesja e këtyre zgjedhjeve do jetë PD dhe opozita, por ne nuk do bëjmë Pazar, as me shpk as me tezgat që e bënë Shqipërinë një tepsi ku u sulën. Ora po vjen ti ndëshkojmë këta keqbërës".

Rama s’di të bëjë një rrugë. Ka frikë nga debati
Kreu i PD u shpreh se plani ekonomik i së djathtës është i duhuri për vendin.

Basha i është përgjigjur Ramës që e akuzon se nuk di të punojë.

Unë bëra rrugë në pak kohë, Rrugën e Kombit, audostradën Tiranë-Elbasan, ky nuk bën dot Lungo Maren për 4 vjet, e na thotë neve që nuk dimë të punojmë.

Basha iu kthye ftesës për debat televiziv.
Nuk vjen në debat se ka frikë dhe nuk ka çfarë t;u thotë shqiptarëve. Pse ndodh kjo? Sepse plani për taksa të ulëta nuk funksionon me Ramën. Se Rama i bën palma, pllaka i jep ndonjë copë Ilir Metës, kështu e trajton shtetin ai, cdo taksë e pështyn si palmë më pas”, tha Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin