Basha: Të bashkohemi kundër 
 regjimit të Ramës...Por KUR?

Basha: Të bashkohemi kundër <br /> regjimit të Ramës...Por KUR?
TIRANË -  Ndërsa qytetarët nga vendet në luftë siç është Siria po largohen masivisht drejt shteteve të zhvilluara të Bashkimit Evropian, lideri i opozitës Lulzim Basha thotë së shqiptarët po lënë atdheun për shkak të krimit dhe korrupsionit që mbizotëron në atë që Basha e quan “regjimi i Ramës” – duke bërë paralele me regjimin e Bashar al Assad.
 
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryedemokrati Basha thotë se shteti kriminal dhe i korruptuar është shkaku kryesor që ka sjellë mjerimin në vend, që në raportin e tetorit na radhit ende të dytët pas Sirisë për nga numri i kërkesave për azil në Gjermani.

“Dy regjime po i detyrojnë qytetarët të lënë masivisht vendet e tyre. Lufta e tmerrshme në regjimin e Asadit, bën që sirianët të ikin. Dhe krimi e korrupsioni i regjimit të Edi Ramës bën që pas sirianëve, shqiptarët të jenë të dytët të braktisin vendin. Kjo është protestë ndaj këtij shteti kriminal dhe të korruptuar që ka sjellë mjerim, padrejtësi dhe depresion”, shkruan Basha.
 
Edhe pse vijon të mos japë një datë për mbajtjen e protestave, lideri i së djathtës bën thirrje për bashkim kundër qeverisë.
 
“Ne mund ta ndërtojmë jetën e të ardhmen në Shqipëri, por duhet të bashkohemi për të larguar regjimin më të korruptuar në Ballkan. Unë ju bëj thirrje ta marrim vetë në dorë fatin e vendit. Të bashkohemi për t’i dhënë Shqipërisë një ekonomi të fortë dhe një të ardhme të sigurtë me drejtësi dhe mundësi për të gjithë”, - përfundon Basha.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal