Basha: Të flasësh për Naço e
Paço është tallje e papranueshme

Basha: Të flasësh për Naço e<br />Paço është tallje e papranueshme
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar lajmin për dorëheqjen e ministrit Nasip Naço jo si ndryshim në qeveri por si tallje e papranueshme me shqiptarët.

"Nuk ka ndryshime në qeveri. Ndryshimi në qeveri që presin shqiptarët është largimi i përgjegjësit kryesor për këtë depresion ekonomik, shoqëror dhe psikologjik. Dhe  pa largimin e shkaktarit kryesor, të tjerat janë të rrahesh ujë në havan, pra të bësh lajm me Naço dhe me Paço ku shqiptarët nuk kanë bukë për t'i dhënë fëmijëve në darkë, nuk kanë para për t'i blerë librat e shkollës, janë në depresion për të paguar faturat e energjisë, është një tallje e papranueshme me shqiptarët," tha Basha, në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, pas mbledhjes së departamenteve mbi programin ekonomik.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal