Basha: Tahiri lidhje me Shullazin
duhet të dorëhiqet sa më parë

Basha: Tahiri lidhje me Shullazin<br />duhet të dorëhiqet sa më parë
Kryetari i Partisë Demokratiek ka kërkuar largimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pasi ai ka lidhje me Emiljano Shullazin.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Basha tha se Shullazi di shumë gjëra për Ministrin e Brendshëm, ndërkohë që ky i fundit në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama po bëjnë ç’është e mundura që ai të mos flasë.

Rama e Tahiri janë në këmbë e po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos flasë. Edi Rama e Saimir Tahiri janë në zi, për ta ndalur e sabotuar këtë hetim. Tahiri duhet të largohet një orë e më pare. Largimi i tij është emergjent,pasi njihen lidhjet me Shullazin. Shullazi në mbrojtje të Tahirit, të largohet si ministër” tha Basha.

Duke u ndalur tek arrestimi i Emiljano Shullazit, Basha ka thënë se kjo është një pikë kthese në vigjilie të Reformës në Drejtësi, ndërkohë që të gjithë qytetarët shqiptar, përfshi edhe biznesmenët, e dinë mjaft mirë se Shullazi me mbështetjen e qeverisë ka kërcënuar me armë në kokë për përfitim të shumave marramendëse.

“Shqiptarët po mësojnë disa të vërteta. Shullazi e Shullazët me mbështetje qeveritare ia kanë dalë të kërcënojnë qytetarët e biznesmenët. Shullazët ia kanë dalë të përfitojë shuma marramendase. Shullazi bën atë që i kërkon Edi Rama e Saimir Tahiri. Kjo është pikë kthese në vigjilie të Reformës në Drejtësi është shpresa se lidhja e pushtetit me krimin nuk mund të jenë mbi të drejtën mbi ligjin” u shpreh Basha.

Sakaq, ai ka dhënë mbështetjen e partisë Demokratike për të gjithë prokurorët e gjyqtarët të cilët janë duke punuar për këtë çështje.

“Përpjekja për të ndalur dorën e drejtësisë vazhdon. Ne si opozitë do ta monitorojmë procesin, prokurorëve e gjyqtarëve që kanë në dorë këtë rast. Qytetarët të vrasin frikën e të dalin përpara mbi aktivitetin e kësaj bande. Shqipëria e së nesërmes nuk mund të jetë Shqipëria e shullazëve”, ka thënë ai.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD, mësohet se deputetja Jozefina Topalli ka kërkuar të fillojnë sa më parë protestat kundër qeverisë, propozim ky që mori mbështetjen e kryetarit Basha i cili kërkoi angazhim të të gjithëve në këtë aksion opozitar.

Po ashtu mësohet se Topalli ka ngritur edhe shqetësimin se, nëse shullazi nuk do të denocohej nga Berisha kush do të bënte një gjë të tillë?

Për këtë çështje kreu i PD i ka kujtuar se opozita prej shumë kohësh e ka në artikulimet e saj lidhjet e qeverisë me Emiliano Shullazin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic