Basha: Tahiri mallkim për vendin
Rama futi Frrokun në Parlament

Basha: Tahiri mallkim për vendin<br />Rama futi Frrokun në Parlament
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi sot dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së u analizua situata e rëndë e krijuar në vend, ndërsa u theksua se fshehja e kërkesës së Interpolit për deputetin Mark Frroku, i akuzuar nga prokuroria belge për vrasje, është një fshehje krimi dhe në dy data të ndryshme, duke injoruar kërkesën e një vendi mik të Bashkimit Evropian.

“Nuk ka harresë por arsyeja është përplasja e interesave kriminale dhe kapja me krimin e zyrtarëve kyç, siç është Kryetari i Kuvendit Meta. Por kësaj radhe krimi ka shkuar më lartë, pasi kanë fshehur provat e krimit. Nuk mund të mbulohet krimi me krim, derisa kancelaritë e Evropës reaguan, u justifikuan duke hequr Drejtorin e Policisë së Shtetit, Artan Didin. Problemi i policisë është kapja e krimit në kupolë. Sot askush nuk i beson Ramës dhe Tahirit se ndëshkojnë vartësit e tij, ata fshehën krimin dhe letra e ardhur nga Belgjika u fsheh sepse Frroku ishte dëshmitar kyç në çështjen Meta”, tha Basha. Fjala e Lulzim Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar

“Shqiptarët e dinë se Edi Rama futi në parlament Frrokun dhe fshehu provat, fshehu të vërtetën e rastit të deputetit Frroku. Tani që skandali ka shpërthyer dhe tronditi opinionin vendas e ndërkombëtarë, kërkohet që kryeministri të marrë përgjegjësi. Dorëheqja e Drejtorit të Policisë është një marrëveshje dhe vazhdim i një pakti kriminal”. vijoi Basha.

“Të inkriminuarit që kapën postet kyçe nuk janë asgjë, por një Kryeministër dhe Ministri i Brendshëm firmosin krimin, prandaj ne kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Nuk ka nevojë për asnjë provë tjetër që Tahiri është i lidhur me krimin dhe çdo orë që e mban atë në këtë post, është një marrëveshje me krimin. Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm është një mallkim për vendin dhe nëse Rama e mban një orë më shumë tregon se është i lidhur me krimin”, tha Basha


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve