Sipas kreut të PD, ishin pikërisht këta të fundit që nxorën zbuluar Tahirin, ndaj dhe ndihmojnë për ta çuar atë para drejtësisë. Basha i referohej për këtë përgjimeve të publikuara pak ditë më parë nga drejtësia italiane, ku përmendej dhe emri i ish-ministrit Tahiri si i përfshirë në trafikun e drogës.
“Ata kanë ndarë bashkë paratë e krimit dhe pushtetin e fituar me paratë e krimit. Prandaj Rama do ta mbrojë Tahirin deri në fund. Ruci, Xhafaj, dhe institucionet e shtetit janë kthyer në mbështetje të krimit ,do tentojnë të trembin prokurorinë dhe këdo që synon të nxjerrë para drejtësisë Tahirin.
Sot Tahiri, Xhafaj dhe Rama ushtruan dhunë ndaj prokurorëve dhe drejtësisë, duke treguar se janë kërcënim serioz i drejtësisë. E vetmja drejtësi që ai mund të pranojë është drejtësia nën këmbët e tij.
Ata mohuan ndalimin e Tahirit, kontrollin e shtëpive të tij, pasi ai u ndihmua për të pastruar shtëpinë.
Drejtësia do të vonojë, por nuk do të mungojë, as Rama dhe as Tahiri nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. Kemi partnerë dhe miq, që nxorën zbuluar Tahirin dhe që së bashku me ne nuk do ndalen. Ka ardhur koha që të shkëputemi nga krimi”, tha Basha.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










