Basha takim 90' me kryetarët e
degëve: Rifreskoni anëtarësinë

Basha takim 90' me kryetarët e<br />degëve: Rifreskoni anëtarësinë<br>
TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha për rreth 90 minuta ka zhvilluar në selinë blu një takim me kryetarët e degëve në rrethe. Takimi ka nisur në orën 17:00 dhe ka përfunduar në orën 18:30, ndërsa është diskutuar për organizimin e PD, proces i nisur pas mbledhjes së Kryesisë pak ditë më parë.

Basha mësohet se u ka thënë drejtuesve të partisë në rrethe që “Të gjithë të kenë hapësirë të bëjnë propozime. Procesi i riorganizimit, mos zhvendos vëmendjen nga takimet me elektoratin. Rifreskoni anëtarësinë në secilën degë. Në mbledhjen e Kuvendit, në datat 28 dhe 29 prill, të jenë të pranishëm të gjithë që janë pjesë e Kuvendit”. Ndërkohë që kryetarët e degëve raportuan mbi rezultatin e analizës së humbjes së thellë të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Pak ditë më parë Kryesia e PD vendosi që në fund të Prillit në datat 28 dhe 29 të mblidhet Kuvendi Kombëtar i partisë, ndërsa është ngritur një grupe pune për kritikat dhe propozimet. Disa përfaqësues të grupit të punës mësohet se kanë zhvilluar takime me disa nga kritikët e Bashës, Patozin dhe Boden, të cilët kanë hartuar platformën për ringritjen e PD.

d.b/shqiptarja.com

 

 

 

 

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset